E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, shqiptari i pret këmbët së shoqes

Një tragjedi familjare në qendër të të cilës është një familje shqiptare ka tronditur opinionin grek. Një emigrant 40 vjeçar, emri i të cilit nuk bëhët i ditur preu me sharrë elektrike të dy këmbët e së shoqës përpara dy fëmijëve të mitur të çiftit, 10 dhe 12 vjeç. Sipas policise lokale, bashkëshorti kishte mbërritur në qytetin e Kallamatës një ditë më parë, së bashku me dy fëmijët e tij për t'i kërkuar bashkëshortes 30 vjeçare të kthehej në shtëpinë e tyre.Ajo kishte braktisur shtëpinë dy muaj më parë.30 vjeçarja ndodhet në spitalin e Kallamatës dhe i është nënshtruar një operacioni. Ndërkohë që 40-vjeçari është arresuar nga policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›