E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi : Pa karta identiteti nuk ka zgjedhje

I pranishem ne celjen e fushates elektorale te Partise Socialdemokrate per Qarkun e Gjirokastres, kryetari i saj partie, Skender Gjinushi ka riperseritur edhe nje here kerkesen e opozites per pajisjen me karta identiteti te te gjithe shtetasve. Sipas Gjinushit, pa karta identiteti nuk ka zgjedhje. "Ne nuk do te hyjme ne zgjedhje, ne rast se konstatojme qe edhe nje votues i vetem nuk eshte pajisur me karte identiteti", ka pohuar kryetari i PSD-se ne Gjirokaster. Ne zgjedhjet parlamentare, ka vijuar Gjinushi, ne nuk do te bejme me gabimin qe beri e majta ne 2005, qe ben ndonje parti qe ne emer te se majtes mori votat e se majtes por i sherbeu ne fakt, rikthimit te Berishes ne pushtet. Sipas tij, PSD-ja edhe sot nuk pajtohet me taktikat qe cajne voten e majte por i ben te qarte te gjithe votuesve qe vota duhet te jepet per bashkimin per ndryshim dhe vota per PSD-ne eshte vote edhe per kete bashkim, pra eshte vote per fitoren e perbashket. Lista e kandidaturave te kesaj force politike, kryesohet nga Diana Culi. B.K


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›