Milo:Vota per ne, zhvillim i trevave
Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, gjate turit te tij elektoral te zhvilluar dje u ndal ne qytetin e Kukesit ku u takua me anetare dhe simpatizante te Demokracise Sociale. Gjithashtu ai prezantoi para te pranishmeve listen e kandidateve, te kryesuar nga Gezim Bushati. Lideri i PDS ftoi te pranishmit te votojne per Demokracine Sociale si nje nga segmente me perfaqesuese te ketij koalicioni. "Te votoni sepse tek Demokracia Sociale te jeni te sigurt qe do te keni nje mbeshtetje te fuqishme, per zhvillimin e trevave tuaja", theksoi Milo. Sipas tij, vota per partine e tij eshte nje mbeshtetje e fuqishme per ta nxjerre kete zone nga prapambetja, nje mbeshtetje te fuqishme per integrimin e saj ne te gjitha trevat mbare shqiptare ne rajon dhe ne Bashkimin Evropian. Prandaj, vleresoi ai, ashtu sic jane te bashkuar aty ne ate miting modest, ashtu do te jene te bashkuar edhe me 28 qershor. Gjithashtu, Milo premtoi shperblimin e kuksianeve per demet materiale te pashperblyera, rreth liqenit.