"Jo vote Rames, ju perdhosi moralin"
Fatjona Mejdini
Kryeministri Berisha gjate nje takimi dje ne mesdite ne Fushe Krujes, ju beri thirrje banoreve te mos votonin kryetarin socialist, Edi Rama sepse sipas tij, ai kishte tentuar te perdhoste moralin e kesaj zone. Gjate fjales se mbajtur ne sheshin kryesor te ketij qyteti, Berisha iu rikujtoi banoreve, aludimet qe sipas tij erdhen nga PS per oren e ish-presidentit te SHBA-ve, Xhorxh E. Bush pas vizites se tij ne kete zone. "Vellezer e motra, fushekrujas, krutane e krutane, asnje vote atij qe shkelmoi mbi mikpritjen tuaj. Ju ftoj te gjitheve, demokrate, socialiste, republikane, te cfaredo bindjeje politike, mos pranoni t'i jepni voten atij, ndeshkojeni me voten tuaj te lire, sepse guxoi t'ju gjuaj juve fshehtas, guxoi qe nga erresira, nga fakultetet me te erreta njerezore te njeriut, te shpife ne menyre monstruoze", deklaroi Berisha, duke sjelle ne vemendje edhe mikpritjen e jashtezakonshme qe banoret e kesaj zone, i rezervuan ish-presidentit amerikan. Ne lidhje me kete incident kryeministri Berisha nuk nguroi ta quante Edi Ramen nga Fushe Kruja, si te paudhe dhe nje trillues, i cili e kishte detyruar ish- Presidentin Bush te pergenjeshtronte kete shpifje. Kryeministri deklaroi se ai kishte arritur ta mbante premtimin e tij, per ta kthyer Fushe Krujen ne nje lagje te kryeqytetit." Sot, Fushe Kruja jo vetem qyteti, por edhe fshatrat, i kane te gjitha rruget e asfaltuara. Sot, Fushe Kruja dhe 5-6 fshatrat e saj ka furnizim me uje 24 ore. Sot, Fushe Kruje ka shkolla moderne, te pajisura me internet", deklaroi Berisha. Sipas tij, kater vitet qe vijne, do te jene vitet e Fushe Krujes plotesisht evropiane, vite, kur qytetaret e saj do te paguhen me mire, sesa qytetaret e gjashte vendeve anetare te BE-se. Ne fjalen e tij, kryeministri Berisha u ndal te mbeshtetja qe do t'i jepte ne rast te nje mandati te dyte, fermereve shqiptare ne Fushe-Kruje dhe ne te gjithe vendin.
"Une i garantoj fermeret e Fushe Krujes dhe te mbare Shqiperise, se qeveria ime do te subvencionoje te gjitha inputet per siperfaqen e mbjelle, do te financoje cdo projekt te tyre per rritjen e prodhimit, do te shumefishoje grantin per projektet qe ata do te paraqesin", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij, qeveria do te mendoje edhe barazimin e pensioneve te tyre me ato te qytetit. Kryeministri Berisha deklaroi se ne rast te nje mandati te ardhshem, qeveria qe ai drejtonte do te perqendrohej ne menyre te vecante te punesimi. "Ne qe punesuam gjate kater viteve mbi 80 mije qytetare shqiptare, kater vitet qe vijne do te punesojme se paku 160 mije shqiptare", premtoi Berisha. Sipas tij, ne mandatin e ardhshem, Shqiperia do te kthehet ne nje kantier pune.
Infrastruktura
Nga Fushe Kruja kryeministri Berisha, premtoi se gjate kater viteve te ardhshme do te ndertoheshin akse te shkurta kombetare, te cilat do t'i krijon mundesi te gjithe qytetareve te udhetonin ne distanca me te shkurtra se aktualisht.