Edi Rama krenar për stërgjyshin

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ishte i pranishëm në një konferencë për kontributin e qytetit të Durrësit në rrugën e pavarësisë.
Rama shkruan në Twitter, duke postuar edhe një foto, se ndjehet krenar për rolin e stërgjyshit të tij, Kristaq Ramës, në shpalljen e pavarësisë.
“Në Durrës me historianë e studiues në një organizim të bashkisë për kontributin e këtij qyteti në rrugën e pavarësisë.
Krenar e i emocionuar për gjurmën e stërgjyshit tim Kristaq Rama në rrugën e pavarësisë- në foto krah Dom N.Kaçorrit,” shkruan Rama./Indeksonline/