Edi Rama, letër vandalëve anglezë - i kritikon për mospërdorim dhune

Trazirat e fundit në disa qytete britanike, krejtësisht me sfond kriminal, kanë qenë objekt i analizës politike të Edi Ramës. Duke nxjerrë përfundime edhe në bazë të përvojës së 21 janarit, Edvini i ka kritikuar huliganët anglezë për mospërdorim dhune, ndalim të djegies së godinave si dhe ruajtjen e integritetit të disa prej godinave që ruajnë nderin e monarkisë së Elizabetës
Edi Rama, i fshehur në vetminë e humbjes, ka të tjera arsye ti përjetojë edhe ca më keq këto ditë të nxehta vere. Vetëkënaqësia në ditët e para të protestave në Londër, që nuk fshihej as nga publikimi plot eksitim i fotove të djegieve dhe shkatërrimeve, nga mediat e Edi Ramës, shpjet u shndërrua në zhgënjim.
Ndërsa 16 mijë policë ndërhynë dhe vunë situatën nën kontroll, duke arrestuar të paktën edhe 1900 vandalë, Edi Rama kuptoi se “ngjarjet e Londrës”, nuk mund të përdoreshin si precedentë për të justifikuar “ngjarjet ne bulevardin e Tiranës”, sikurse do të kishte dëshiruar, jo vetëm ai...
Në kulmin e zhgënjimit, Edi Rama mësohet se nuk e ka fshehur zemërimin.
Por, ky zemërim i madh, shkonte më shumë ndaj rrugaçëve të Londrës, të cilët e degjeneruan protestën, në vjedhje e grabitje të rëndomtë lokalesh e dyqanesh, apo në hakmarrje ndaj pleqve të pambrojtur.
Nga kuvlia ku Edi Rama ka zgjedhur të fshihet, mësohet se nuk e ka “kursyer” mesazhin ndaj rrugaçëve të Londrës.
Duke ju vënë në dukje rrugaçëve të Londrës, se janë të pavendosur, dhe tipa “që kënaqen me pak”, Edi Rama nuk ka mundur ta frenojë veten, duke i sharë ata, me rrënjë e me degë, për gabimet strategjike.
Si një “strateg”, Edi rama i cili ka përvojën e 21 janarit, ju ka kujtuar rrugaçëve të Londrës, që gabimi i tyre, starton që kur nuk zgjodhën “bulevardin” e duhur, nga ku të krijonin më pas “ngjarjet në bulevard”.
Duku ju rikthyer termit “ngjarje në bulevard”, Edi Rama ju ka sqaruar rrugaçëve të Londrës, së të tilla (“ngjarje në bulevard”) konsiderohen sulmet ndaj institucioneve të shtetit, gjë që në kryeqytetin britanik, kryesocialisti me dhimbje ka vërejtur se kanë munguar.
Më tej, në mesazhin e mbushur plot vrer, Edi Rama, ju ka kujtuar rrugaçëve të Londrës, se ai për një shkak shumë më banal, sikurse ishte një video e regjistruar nga dikush që ia fuste edhe vetes, arriti të shkaktojë dëme të konsiderueshme jo thjesht dhe vetëm në bulevard, por edhe te godina e kryeministrisë shqiptare. Jo vetëm kaq, por duke ju përmendur citimet e një kryetari partie pa parti në Shqipëri, sipas të cilit (kryetari i partisë pa parti, vetë jo), por rreth 13 mijë të tjerë janë gati të vdesin, Edi Rama i ka bërë “të skuqen nga turpi” rrugaçët e Londrës, që nuk treguan të tillë gatishmëri (jo si e ajo kryetari pa parti në Shqipëri), për të vdekur..., por e lëshuan veten nëpër bastisje dyqanesh e lokalesh, duke e shndërruar protestën e tyre, në një protestë të rëndomtë, sikurse ajo e simotrës së tyre të 21 janarit në Tiranë.
I ndjerë thellësisht i zhgënjyer, për më tepër edhe “i çarmatosur” nga një shkak madhor, sikurse ishte precedenti i Londrës, Edi Rama, njëherazi mësohet se nuk është sjellë ndryshe me rrugaçët e Londrës, në mesazhin që ju ka përcjellë atyre, sikurse sillej me vartësit e tij në bashki, e sikurse sillet me vartësit e tij në parti, të cilët i shan mbarë e prapë..., “me rob shpije..., ku ti kenë...,”...
Për pasojë, rrugaçët e Londrës, në këto ditë të post ballafaqimit me ligjin britanik, ju duhet të përballojnë edhe mesazhet e tipit “mother fuck”, që kryetari i PS-në në Shqipëri, ju ka përcjellë atyre, në zemërim e sipër, mbushur me zhgënjim…