Ligji i 2009-s i referohej transportit per zyrtaret
Sipas Keshillit te Ministrave dy vjet me pare ne prag te miratimit te ligjit per shkurtimin e shpenzimeve ne sektorin e transportit te zyrtareve nga nje perllogaritje cdo automjet zyrtar u kushton taksapaguesve shqiptare rreth 19 mije dollare ne vit. Transporti i nje zyrtari perfshin shoferin karburantin mirembajtjen e automjetit.
Kreu i ekzekutivit ka pranuar dy vjet me pare se administrata shperdoron shume me sherbimet operative dhe per kete duhet te niste krasitja. Do te shkurtohen dy e treta e shpenzimeve per transportin e zyrtareve te administrates shteterore. Aktualisht keto shpenzime shkojne ne rreth 2 miliarde leke per te gjitha entet ne te gjithe vendin deklaroi asokohe Kryeministri Sali Berisha. Fill pas kesaj deklarate kreu i Financave mori persiper pergatitjen e projektvendimit per ti hequr makinat dhe shoferet nje pjese te mire te zyrtareve ne institucionet qendrore dhe ne rrethe perfshire edhe deputetet.