E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama mashtron edhe aleatët me bllokimin e reformës zgjedhore

25-02-2012 / Gazeta 55

Me deklaratat se reforma po bllokohet, Edi Rama, jo vetëm po u çon ndërkombëtarëve mesazhin e bllokimit të statusit, por edhe po mashtron aleatët, të cilëve s’është gati t’u deklarojë se sistemi zgjedhor s’do ndryshohet e secili do shkojë në punë të vet. Vetëm Dule ngjan se e ka kuptuar alibinë e Edi Ramës, ndërkohë që Skënder Gjinushi, Paskal Milo e Petro Koçi, më kot bëjnë plane për koalicion paralel, i cili gjithsesi do t’i nxjerrë jashtë politikës

Kreu i PS-së Edi Rama ka zgjedhur momentin më oportun për të tentuar bllokimin e reformës zgjedhore. Ky moment oportun, i jep dy mundësi të rëndësishme Edi Ramës, nëpërmjet të cilave të arrijë dy qëllimet e tij, që lidhen, njëri me përpjekjen e përsëritur, për bllokimin e integrimit të Shqipërisë dhe tjetri me “heqjen qafe” të partive aleate, të koalicionit të tij.
Zhurma e tij më e fundit, bashkë edhe me pretekstin për të bllokuar reformën zgjedhore, jo rastësisht bëhet në prag të mbledhjes së Komisionit Europian, mbledhje e cila pritet të diskutojë midis të tjerave propozimin e tij ndaj Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian, për dhënien e statusit si vend kandidat Shqipërisë. Për Edi Ramën ky është momenti më oportun, që nëpërmjet paralajmërimit për bllokimin e reformave integruese, këtë herë të kapet pas reformës zgjedhore.
Me deklaratat se reforma po bllokohet, Edi Rama, që në përmbushje të njërit qëllim, ndërsa u çon ndërkombëtarëve mesazhin e bllokimit të statusit, të përpiqet të krijojë ndaj tyre (ndërkombëtarëve) edhe alibinë se ende nuk është kapërcyer ngërçi në Shqipëri e se vendimi për statusin nuk duhet të merret kaq shpejt.
Këtë ngritje të përsëritur të së njëjtës barrikadë kundër aspiratës për integrimin, e bën nga e njëjta nevojë e përsëritur, si e vetmja mundësi që ai të mbijetojë politikisht, përmes riaktivizimit të linjës radikale.
Por, po aq i rëndësishëm dhe oportun është ky moment i zgjedhur prej Edi Ramës edhe për realizimin e qëllimit tjetër të tij.
Për realizimin e këtij qëllimi tjetër, me deklaratat se reforma po bllokohet, Edi Rama, jo vetëm po u çon ndërkombëtarëve mesazhin e bllokimit të statusit, por edhe po mashtron aleatët, të cilëve s’është gati t’u deklarojë se sistemi zgjedhor s’do ndryshohet e secili do shkojë në punë të vet.
Dëshmia më e mirë për këtë, është, jo aq fakti se tryeza e përjavshme e opozitës, nuk po mblidhet më, as gjysma-gjysma të paktën, por edhe se Edi Rama, nuk i përmend më aleatët, sikurse edhe aleatët vetë, “nuk po bëhen të gjallë” gjëkundi, duke mos gjetur forcë as të denoncojnë talljen e përsëritur të Edi Ramës me ata.
Përjashtim bën vetëm Vangjel Dule, i cili, me shumë gjasa, ngjan se e ka kuptuar alibinë e Edi Ramës, ndërkohë që Skënder Gjinushi, Paskal Milo e Petro Koçi, më kot bëjnë plane për koalicion paralel me Kurt Kolën, apo edhe Ervin Meten, koalicion i cili gjithsesi do t’i nxjerrë jashtë politikës, sikurse i nxori edhe në zgjedhjet e vitit 2009.
Përballë kësaj frike për tu përballur me aleatët dhe tu bëjë atyre të ditur, mashtrimin e radhës, në funksion të nxjerrjes së radhës nga loja politike, Edi Rama, sajon pretekste për bllokimin e reformës zgjedhore, me shpresën se me këtë do të bindë aleatët se fajin nuk e ka ai, që ata do të duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në kufijtë periferikë të politikës...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›