Ministria e Financave fushatë sensibilizimi për amnistinë fiskale

Amnistia përfundon në 31 mars, postera dhe broshura për të ndërgjegjësuar qytetarët
Ministria e Financave nis fushatën për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe bizneset për afatin final të amnistisë fiskale. Amnistia përfundon në datën 31 mars dhe burime zyrtare nga ministria e Financave informojnë se ky dikaster është i vendosur të mos e shtyjë më asnjë ditë këtë nismë. Në këto kushte, ministria ka ndëmarrë një fushatë intensive për të ndërgjegjësuar qytetarët, që të bëhen përfitues nga kjo amnisti sa më parë, me qëllim që të shmanget fluksi i të interesuarave në ditët e fundit, ashtu sikurse ndodhi në dhjetor të vitit 2011. Burime zyrtare nga ministria e Financave konfirmojnë se janë shtypur 500 postera, ku ilustrohet qëllimi i amnistisë fiskale, të cilat janë duke u vendosur aktualisht në të gjitha qytetet, në rrugët nacionale dhe në çdo pikë kufitare. Po ashtu do të hidhen në qarkullim 50 mijë broshura, të cilat përmbajnë informacion bazë si dhe adresat dhe numrat e kontaktit, ku të interesuarit mund të marrin informacion direkt nga autoritet financiare për amnistinë fiskale. Struktura të ministrive financave janë tashmë në gatishmëri të adresojnë çdo të interesuar drejt masa që duhet të marrin dhe institucioneve që duhet të drejtohen, për t’u bërë përfitues nga amnistia fiskale.
...