"Edi Rama, mban peng burrat dhe grate e PS"
Deputetet demokrate vijojne deklaratat e ashpra ne denim te dhunes. Deputetja Ledina Aliolli denoi dje qendrimin dhunues, trondites me nje presion me te cilin, sipas saj, Edi Rama po mban peng jo vetem burrat socialiste, por dhe grate e grupit parlamentar te tij. "Kane kaluar pak ore pas miratimit te nje prej ligjeve me te rendesishme qe Kuvendi i Shqiperise ka kaluar ne keto vite ligji "Antimafia", dhe eshte per te ardhur shume keq, qe karriget e opozites socialiste ishin bosh, sepse me heshtjen, nje pjese e tyre do te qendrojne mes krimit", akuzoi Aliolli. Sipas saj, krimi dhe ndeshkimi jane dhe do te mbeten nje binom i pandare, ndaj ajo iu drejtua socialisteve, qe te mos heshtin me dhe te mos behen pale e kesaj maskarade. "Mesa duket ju doni te qendroni peng i Edvin Rames. Kolege socialiste, terhiquni nga kjo rruge pa krye e sadizmit me te keq maskilist dhe silluni si zonja dinjitoze dhe nena te perkushtuara ne emer te femijeve tuaj, familjes dhe te ardhmes se tyre integruese ne Evrope",-tha ajo.