Ligji antimafia, Tahiri: Berisha ta nise nga korrupsioni i familjes
Partia Socialiste reagoi dje pas miratimit te ligjit antimafia, duke i kerkuar Kryeministrit Berisha qe te nise zbatimin e ligjit nga korrupsioni i "familjes". Permes nje komunikimi per mediat, deputeti socialist, Sajmir Tahiri, deklaroi se ditet e fundit, po behemi deshmitare te degradimit politik te Sali Berishes dhe oborrtareve te tij, ne nje spirale thellesisht te demshme per fatin e demokracise dhe shtetit ligjor. "Sali Berisha nuk ka vullnet te cmontoje mafian, por ka deshmuar me shume se nje here se ka vullnet te hekurt per te cmontuar shtetin shqiptar per te vjedhur ai vete dhe familja e tij", u shpreh ai.