E Diel, 1 Nëntor 2026

Sivjet akomodimi 20-50 euro më i shtrenjtë

18/05/2009  Durrës, rriten çmimet edhe për dhoma në hotele, motele dhe shtëpi banimi

DURRES- Në verën e këtij viti akomodimi i pushuesve në hotele, motele dhe apartamente në Durrës do të kushtojë më shtrenjtë se një vit më parë. Këto ditë ka nisur edhe prenotimi nga grupe pushuesish, familjarë e individë, të cilët janë ndeshur me çmime më të shtrenjta, të cilat variojnë të jenë nga 20 euro deri në 50 euro më të larta sesa sezoni i kaluar veror.

Rritja e çmimit

Rritje të ndjeshme do të ndihen në hotele, motele dhe kabina plazhi pasi numri i mjediseve të akomodimit në to është shumë i paktë krahasuar me fluksin e madh të kërkesës. Nga Ura e Dajlanit deri në Spille të Kavajës janë ngritur dhjetëra e qindra pallate e hotele, si dhe një numër i madh fshatrash turistik, por pa mundur të përmbushin detyrimin që kanë për strehimin e pushuesve. Hotelet në Plazhin e Durrësit dhe ato përgjatë shëtitores “Taulantia” deri në Currila, thuajse kanë unifikuar çmimin për natë qëndrimi në hotel të pushuesve. Këtë vit startimi nis me jo më pak sesa 10 euro në natë më shumë se verën e kaluar për të vijuar në rritje deri në mesin e shtatorit. Çmimet klasifikohen në varësi të pozicionit të dhomës me pamje nga deti dhe numrit të shtretërve për dhomë. Kështu një dhomë teke do të ketë si çmim fillestar 45 euro dhe do të prenotohet për 75 euro në pikun e kërkesës. Dhoma dyshe nga 50 euro në 70 euro, dhomat treshe nga 70 euro në 100 euro dhe suitat nga 90 euro në 150 euro. Brenda çmimit përfshihet mëngjesi, parkimi, shezlongu, parkimi i autoveturës dhe pishina. Fëmijët deri në 4 vjeç do të kenë fjetje e ushqim falas, kurse të tjetër deri në moshën 15 vjeç me 50 për qind zbritje. Në tërësi akomodimi në hotele afron një vakt ushqim që do të kushtojë nga 10-15 euro dhe në dy vakte ushqim çmimi do të jetë20-35 euro për person. Fshatrat turistik kanë edhe vila e minivila në të cilat mund të sistemohen deri në 4 persona. Kështu që suitat në fillim të sezonit, në periudhën 15 maj-15 qershor kushtojnë 80- 90 euro, kurse në gusht çmimi shkon në 150 euro.

Hotele

Këto ditë ka nisur edhe prenotimi nga grupe pushuesish, familjarë e individë, të cilët janë ndeshur me çmime më të shtrenjta, të cilat variojnë të jenë nga 20 euro deri në 50 euro më të larta sesa sezoni i kaluar veror.

Shtëpi

Sezoni në plazh është hapur me 8 euro për dhomë dhe me kuzhinë në shërbim të pushuesve, ndërsa në pikun e kërkesës që është edhe periudha 15 korrik - 20 gusht çmimi pritet të shkojë në 15 euro për dhomë pavarësisht numrit të personave që sistemohen në to.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›