E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani i ben nje "nder" Interit, e shpall kampion

Milani eshte mundur nga Udineze dhe me kete humbje i dha titullin kampion ekipit rivalit historik, Interit. Zikalterit e Murinjos festuan gjate dites se djeshme, pa qene nevoja qe ata te prisnin ndonje rezultat pozitiv ndaj Sienen, ne mbremje. Ne nje atmosfere festive para ndeshjes, zikalterit jane zyrtarizuar kampione te Italise. Trajneri i Interit, Hoze Murinjo pas suksesit ne Londer me Celsin vijoi rrugen e trofeve, duke u shpallur per here te pare kampion, me nje ekip italian, ne edicionin debutues. Presidenti Masimo Morati vleresoi ekipin dhe tha se ishte nje trofe, qe ekipi i tij e meritonte, pasi zhvilloi nje edicion te shkelqyer. Ky ishte titulli i 17-te ne historine e Interit, qe behet keshtu klubi i trete italian, ne 111 vjet histori qe fitoi kater tituj radhazi, pas Juventusit dhe Torinos, gati 50 vjet me pare. Milani deshtoi me Udinezen, qe pas fitores eshte pozicionuar ne vend te gjashte, me synimin qe te luaje ne UEFA. Inzagi eshte demtuar serish gjate ndeshjes. Milanit i duhen edhe tre pike, qe te siguroje pjesemarrjen ne Ligen e Kampioneve per edicionin tjeter, pas humbjes me Udinezen. Trajneri i Milanit, Karlo Anceloti theksoi pas ndeshjes se fundit: "Ne kemi objektivat tane dhe pavaresisht se humbem tre pike, duhet te fitojme ne javen tjeter ndaj Romes." Sipas Ancelotit, deri ne fund Milanit qe ai drejton i intereson thjesht kualifikimi ne "Champions".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›