Subvencionuam 30 milionë dollarë për bujqësinë
18/05/2009 Panairi i Agrobiznesit në Berat merr pjesë dhe ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Emin Gjana
Të gjithë ministra në festën tradicionale e gjethes së parë të vreshtave tek kantina “Çobo”
BERAT - Për dy ditë me radhë në qytetin e Beratit në shkallë qarku nën kujdesin e Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Ministria e Bujqësisë,Ushqimit dhe Mbrojtjes të Konsumatorit, Bashkisë Berat dhe Këshillit të Qarkut dhe me ndihmën e USAID-it, u organizua Panairi Rajonal “Agrobiznes 2009”. Qindra qytetarë të Beratit ndoqën çeljen e Panairit, ku morën pjesë shumë subjekte në fushën e agrobiznesit dhe të përpunimit të produkteve bujqësore. Panairi i zhvilluar në qendër të qytetit, prezantoi para publikut produktet e prodhuar në rajonit e Beratit, të njohura gjerësisht në tregun vendas dhe me gjerë. Panairi shërbeu jo vetëm për të transmetuar përvojat e fituara, por njëkohësisht ballafaqoi standardet që BE-ja kërkon të implementohen në fushën e ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorëve. Përveç kësaj, panairi ishte një ballafaqim me tregun dhe konsumatorët, të cilët kërkojnë gjithnjë e më shumë cilësi dhe prodhime bio në përputhje me standardet e tregut evropian ku ne duam të integrohemi. Në vijim të Panairit të Agrobiznesit, kantina e verës “Çobo”, tashmë e njohur në vend dhe në tregun e jashtëm për verërat cilësore të saj, organizoi festën e gjethes së parë, e cila i paraprin festës tjetër tradicionale, e cila organizohet në muajin shtator ku kryhet vjelja e parë. Kantina “Çobo” prodhon aktualisht mbi 100 mijë shishe verë, kryesisht të varieteteve shqiptare dhe varietetin “E bardha e Beratit”, e cila është tipike për rajonin e Beratit. Festa u ndoq nga shumë të pasionuar pas kulinarisë dhe turizmit. Të dyja aktivitetet u ndoqën nga qindra vizitorë nga vendi dhe të ftuar të huaj, të cilët shijuan nën tingujt e muzikës klasike dhe popullore gatimet tipike të zonës dhe verërat cilësore “Çobo”. Festa u shoqërua me një koncert në mjediset e hapura të kantinës dhe me një ankand pikturash të autoreve të njohur të qytetit të Beratit dhe të vendit. Ditën e parë panairi filloj me konferencën shkencore “Prodhimi bujqësor blegtoral dhe nën produktet e tyre të konsumueshme për banorët e qarkut të Beratit si dhe arritjet e problemeve të bujqësisë në këtë prefekturë”, konferencë që u zhvilluan në ambientet e bibliotekës “Vexhi Buharaja”. Në këtë konferencë që morën pjesë ministri i Bujqësisë Jemin Gjana, si dhe deputet të qarkut të Beratit Mehmet Xheka dhe Marko Bello si dhe krerët e pushtetit lokal, Kryetari i Qarkut Pelivan Shatri, kryetari i bashkisë Fadil Nasufi si dhe biznesmen të ftuara në panair, qytetar të thjesht etj. Në këtë konferencë për bujqësinë merrte pjesë edhe prefekti i prefekturës të Beratit Thoma Rumnici.
Arritjet në bujqësi
Drejtori i Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes të Konsumatorit, Piro Bica, në referatin e tij bëri një argumentim në detaj të problemeve të bujqësisë si dhe arritjet në këtë sektor. Sipas tij, në panair bizneset të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale vijën më të konsoliduar se një vit më parë, kjo sipas kreut të bujqësisë duket dhe nga numri i pjesëmarrësve në panair që i kalon të 107 bizneset të industrisë bujqësore. Gjatë fjalës së tij kreu i kësaj drejtorie për qarkun e Beratit Bici tha se: “Zhvillimi i vrullshëm i bujqësisë, falë mbështetjes direkte të qeverisë, sidomos në mbjelljen e blloqeve me ullishte, pemëtore, vreshta, nxitjen e prodhimit të perimeve në sera dhe ndërtimin e thertoreve dhe tre tregjeve kanë bërë që të rritet interesi edhe për programin e madh afatmesëm, i cili parashikon që Berati, nga 1 milion do të ketë 5 milionë rrënjë ullinj. Kjo falë dhe klimën ideale që paraqet kjo zonë për zhvillimin e bujqësisë”. Kreu i Bujqësisë të qarkut Bici tha se: “Toka dhe klima japin mundësinë që të kultivohen me sukses pothuajse të gjitha kulturat bujqësore, ekziston një traditë e hershme, në këtë lëmë, ka një pasuri të madhe dhe të shumëllojshme me varietete autoktone si ulliri i famshëm “Kokërr Madhi i Beratit”, emri i të cilit është i lidhur ngushtë me identitetin e qytetit, rrushi autokton “Pulës” i vlerësuar nga specialist të njohur vendas dhe të huaj, si një ndër llojet e rralla për prodhimin e verërave të bardha të cilësisë së lartë, fiku i njohur “Roshnikës” etj. Sipas kreut të Bujqësisë, janë shifrat kokëforte ato që flasin dhe po t’ju referohemi këtyre shifrave themi me bindje se bujqësia kryesisht në qarkun e Beratit është kthyer në një bujqësi intensive që po ju shërben mirë banorëve të qytetit të tij. Së fundmi, Bici në detaj dha për të pranishmit në monitor tabela në të cilat saktësoheshin arritjet gjatë këtyre 4 vjetëve që kësaj qeverisje.