E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama në Preshevë, i vetmuar si qyteti i Anamoravës

31-01-2012 / Nga Sejdi Peka

Vizita e trumbetuar për shumë kohë e Edi Ramës në Preshevë u bë dhe i vuri në siklet mediat. Pa asnjë mëdyshje, sikur të bëhej fjalë edhe për një vizitor të thjeshtë nga Shqipëria, më shumë njerëz do ta kishin pritur dhe respektuar. Sikur ta kishte mbështjellë të vërtetën me një batanije, Edi Rama në “twiter” do të shprehte “keqardhjen se shumë njerëz nuk i zuri salla”. Nuk është për t’u çuditur se i sëmuri psikik i Partisë Socialiste, gënjen dhe mashtron më shumë se sa hapa hedh në aventurën e tij të përditshme, por të vjen keq se mendon se paska kaq shumë budallenj që besojnë në gënjeshtrat e tij. Nuk kupton i varfëri njeri në sistemin mendor, se njerëzit kanë sy të shikojnë dhe mendje të gjykojnë. Ajo sallë për të cilën bëhet fjalë, ishte më e vogël se rëndom kanë ndërtuar “odat e miqve” shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në traditën e tyre. Nipat e Hasan Remnikut, Robin Hudit te Presheves dhe Anamoravës, heroit legjendar te luftës kundër instalimit te regjimit sllavo-komunist, i njohin shume mire edhe pasardhesit e sllavo-komunisteve edhe ketu ne Shqiperi. Prandaj i kthyen kurrizin me neveri Edi Rames. Në këtë kontekst, paralelizmi që bëj është diskreditues për kredibilitetin e Edi Ramës jo vetëm në Kosovë por edhe në atë krahinë të dalluar të Shqipërisë etnike, kur është fjala për patriotizëm dhe shprehje të ndjenjave kombëtare. Ata kur japin fjalen betohen se “Pasha ate nane qe me ka dhane gji e pasha Nanen tone Shqipni”. Diskreditimi personal dhe në fushën e politikës ka reflektuar jo vetëm këtu në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe vise të tjera të banuara nga shqiptarët kudo në botë. I vetmuar me “Kurbanin” e tij që nuk bën as për atje ku edhe “mbreti shkon në këmbë”, u pa të jepte disa ndoca autografe që tani më nuk kanë asnjë vlerë. Edhe në gjumë dhe i zgjuari i del si në ëndërr “Saliu”, që i ndali rrugën të hynte në Kryeministri, si Hitleri që dogji Reichtagun për pushtet. I thonë një fjale të urtë se “njeriu ja bën vetës më shumë se mundet të ja bëjë e gjithë bota”. Shkoj Edi si dhija shytë në Preshevë të merrte brirët dhe la edhe veshët. Presheva e injoroi. Asnjë nga të zgjedhurit lokalë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nuk e priti. Ai mbeti duke bërë monolog me Kurbanin e tij dhe “Ditëziun” e Sulo Bushatit, duke sharë “Saliun” se gjoja paska “bërë kontrabandë nafte me Millosheviqin”. A thua vallë nuk e dinë shqiptarët e Preshevës se kush është Edi Rama dhe kush është Sali Berisha. Se trenat e ngarkuar me naftë që vinin në atë kohë nga Greqia kalonin nëpër Preshevë për në Beograd dhe Jugosllavia e asaj kohe nuk kishte aspak krizë nafte që të kërkonte “kontrabandën e Sali Berishës”. Në aspektin kombëtar, edhe delet në Kosovë dhe në Anamoravë e kanë të qartë se të krahasosh Edi Ramën me Sali Berishën është handicap i madh. Po të krahasojmë vizitën në Kosovë të Berishës me ato “ilegale” që bën Edi Rama, është si të krahasosh ditën me natën. Në këtë kontekst vetiu të lind pyetja, a është në të vërtetë Edi Rama i sëmuri psiqik i Partisë Socialiste. Për të bërë humor ose “hajgare” si e quajnë, kosovarët kanë një këngë, vargjet e të cilës ironizojnë një person që kishte ndarë gruan e re dhe kishte marrë plakën. “Ky filani kokën si lakër, e lëshoi të renë dhe mori plakën”. Anipse gjithnjë dhe vazhdimisht flet për “një rrugë të re të Partisë Socialiste”, Edi Rama është parë e dëgjuar se është i dashuruar gjithnjë më të vjetrën ish komuniste, me pinjollët e bllokut enverist, në rrugën e baballarëve të tij të Enver Hoxhës dhe Kristaq Ramës, kriminelit enverist,që pa hezitim me firmën e tij vari në litarë poetin disident Havzi Nela, ne Kukës, në pragun e lirisë me 10 Gusht 1988.
Edi mbeti në vetminë e tij. Por duket se i marri nuk mundet të zërë mend. Nga Presheva, vrapoi në Athinë, sikur për të ndryshuar klimën që desh i mori frymën në Preshevë... Por reja e zezë e ndjek kudo. Edhe atje, i vetmuar mbeti në vetminë e tij. Duket se tani i janë sosur edhe gënjeshtrat si të Nastradinit. Kërkush nuk e priti dhe as nuk e dëgjoi në megalomaninë e tij donkishoteske. Tani të gjithë shqiptarët mendojnë se edhe sa kohë Partia Socialiste do të mundet ta mbajë në krye një Ramë që nuk ka krye dhe as bosht kurrizorë,që po e zhytë gjithnjë e më tepër opozitën në një rrugë pa krye. Është një njeri se çfarë thotë sot nuk e thotë nesër, që gënjen ditën për diell dhe pa ju skuqur faqja e zezë. A nuk ishte Edi Rama që në Kosovë vetëm para pak kohësh bënte be e rrufe se asgjë nuk kishte thënë për “Rrugën e Kombit”. Vallë të sëmurin psikik të Partisë Socialiste kaq e ka lënë mendja sa nuk mundet t’i kujtohet se në Kukës në kulmin e fushatës elektorale, hodhi gurë e baltë kundër rrugës “që nuk të çon asgjëkundi”. Nuk e ka për gjë që të ndryshojë ngjyrën si kameleoni. Aty me pamjen agresive të ujkut, të hedhë në kurriz lëkurën e qengjit. Këtu thotë se “nuk jam politikan” ndërkohë sulmon institucionet e shtetit me hekur e zjarr për t’u bërë si gomari në ëndërr Kryeministër i Shqipërisë.
Edhe socialistët duket se janë të lodhur me gënjeshtrat e Edi Ramës. Çdo ditë që kalon shtohet më tepër kundërshtimi kundër rrugës pa krye që ndjek i sëmuri i tyre mendorë. Rebelimi vihet re që nga kupola e PS dhe deri në bazën e saj. Ata po e kuptojnë se me Edi Ramën është e pamundur një rikthim i mundshëm i ish-të majtas komuniste në pushtet. Të vetmit “jeniçerë” të tij janë pinjollët e bllokut dhe të tjerë ish kriminelë të diktaturës komuniste që populli nuk i do, përkundrazi i urren. Nga ana tjetër edhe komuniteti ndërkombëtarë, Amerika dhe Europa Demokratike që monitorojnë Shqipërinë në proceset demokratike, janë të lodhur dhe të zhgënjyer nga opozita pa asnjë alternativë qeverisëse dhe e pa rinovuar me një mentalitet neokomunist të papranueshëm për demokracinë. Është një opozitë destruktive,që për dy vite me radhë u zvarrit rrugëve të Shqipërisë e marrë peng nga Edi Rama për interesat e tij personale. Edi Rama, sot e mot duhet të përgjigjet përpara shqiptarve se pengoj në mënyrë të qëllimshme, duke menduar se “do ta rrëzonte Saliun po të pengonte Shqipërinë në marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE”. Dhe nipi im i vogël sapo shikon në televizor dikë që i duket si Edi Rama thërret: “Gjysh, doli Gorilla”. 

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›