Jonathan Moore dhe Aleksandër Arvizu takim me politikanët shqiptarë
Drejtori për Europën Qëndrore dhe jugore në departamentin Amerikan të Shtetit Jonathan Moore, ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama.
Në këtë takim me kryesocialistin, zyrtari i DASH, Moore është shoqëruar nga ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
Pas përfundimit të të këtij takimi me kreun e PS, Edi Rama, Jonathan Moore është shprehur përpara mediave se sot është vetëm në fillim të takimeve të tij dhe se deklarata më të plota do të mund të bëj vetëm ditën e nesërme.
Në lidhje me pyetjen e bërë për çështjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Moore tha se synimi është të arrihet një marrëveshje.
Shpresojmë që shqiptarëve t’u jepet mundësia të shkojnë në zgjedhjet e 23 qershorit dhe të votojnë në mënyrë normale, u shpreh zyrtari i DASH, Moore.
Jonathan Moore Moore, pritet të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Berisha dhe kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
Në qëndër të bisedimeve të diplomatit amerikan me politikanët shqiptarë pritet të jetë situata parazgjedhore dhe ngërçi i krijuar në KQZ.
Diplomati amerikan rikthehet në Tiranë, pas afro një muaji nga vizita e tij e fundit ndërsa pritet që në fokus të takimeve të tij të jetë situata në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Ndërsa është pyetur nga gazetarët në lidhje me apelin e ambasadorit të SHBA-së për riformatimin e KQZ-së në seancën e radhës së Parlamentit e cila pritet të mblidhet të enjten, kryeministri Berisha theksoi se askush nuk ka mandat dhe të drejtë të intepretojë ligjet e një vendi tjetër.
I pyetur në lidhje me vizitën e drejtorit të DASH, Moore në Shqipëri, kryeministri Berisha theksoi se diplomati amerikan vjen në Tiranë si dëshmi e vlerësimit dhe interesit për një Shqipëri, që ecën drejt zhvillimit, drejt afrimit me Integrimin Europian.
Funksionimi i cunguar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, i mbetur që prej një muaji me katër anëtarë vazhdon të jetë një shqetësim për komunitetin ndërkombëtar.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur disa herë shqetësimin e tyre lidhur me gjendjen e krijuaj në KQZ e pasojat mbi procesin zgjedhor.
Koha në dispozicion për arritjen e një kompromisi për KQZ duket e shkurtër aq më tepër kur pak ditë më parë, vetë zoti Arvizu pranoi se qëndrimet e palëve janë shumë larg njëra tjetrës.
Socialistët janë shprehur se ndërhyrja sipas tyre e dhunshme e shumicës me zëvendësimin e anëtarit të LSI, mund të riparohet vetëm me një riformatim të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Por demokratët e kanë hedhur poshtë një gjë të tillë, duke akuzuar opozitën se me lënien bosh të vendeve në KQZ kërkon të njollosë proçesin.