Edi Rama në sezon pyllëzimi, Eduard Shalsi bën kamikazin politik disa metër më tutje
Ndërsa kryebashkiaku mbjell pemë vartësi i tij vjell vrer kundër armiqve te tij politikë
Në një kohë që Edi Shalsi vazhdonte ritualin e kujës së përditshme rrugëve të Tiranës për një plan financiar teje problematik, eprori i tij Edi Rama, u shfaqj dje në rolin jo aq natyral të një ekologjisti, duke u shtirur për pasionin e tij për barin
TIRANE - Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Eduard Shalsi, është shndërruar në një kamikaz të mirëfilltë politik teksa edhe dje ndërmori sulme të ashpra ndaj kreut të qeverisë Sali Berisha dhe liderit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta duke lënë të nënkuptohet se këta të fundit me rrëzimin e projektbuxhetit të bashkisë së Tiranës janë përgjegjës për shembjen e tokës në një lagje në rrugën e “Elbasanit” në kryeqytet.
Ndërsa kryebashkiaku Rama ndodhej pak metra më tej në segmentin e rrugës Fakulteti Filologjik - Kthesa e Saukut si dhe në rrugën “Dora D’istria”, duke inspektuar mbjelljen e disa pemëve në kuadër të nismës “Një qytetar, një pemë”, Shalsi deklaroi dje për mediat se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë rrëzuar buxhetin e Tiranës i cili do të zgjidhte shumë probleme të qytetarëve, por sipas tij PD-ja dhe LSI “nuk marrin parasysh interesat e komunitetit”.
Në një kohë që Shalsi vazhdonte ritualin e kujës së përditshme rrugëve të Tiranës për një plan financiar teje problematik, eprori i tij aktronte dje në rolin aq jonatyral për të një ekologjisti që ka shumë pasion shtimin dhe jo reduktimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytet.
“Ky transformim i madh, e bën Tiranën përditë e më të gjelbër në shpirt e në mendje. Ky është pa asnjë dyshim një lajm i mirë dhe është një ogur i mirë për një të nesërme, ku transformimet e Tiranës do të shkojnë duke u thelluar në mënyrë rrënjësore dhe ku modeli i Tiranës do të shkojë duke u jetësuar në çdo qytet dhe fshat të Shqipërisë”, deklaroi Rama.