Shembulli i Tiranës zyrtare në hapjen e dosjeve edhe për Kosovën
Dilemën e shtruar për debat publik nga disa gazeta tona se “A duhet të hapën dosjet ?” që opinioni i gjërë të lexojë për krimet në Kosovë, jo veç të komunizmit, por mendoj që nga viti 1913, kur u ripushtua Kosova, sipas modelit e sugjerimeve të Këshillit të Europës,kam bindjën se është e domosdoshme ta zgjidhim sa më parë...!
Edhe pse Kosova rrënjësisht ndryshon nga të gjitha vendet e ish-lindjes komuniste, madje shumë ndryshon edhe nga Shqipëria, skanimi i së kaluarës dhe hapja e dosjeve do të qartësonte të ardhmen! Hapja e dosjeve duhet të behet...! Ky veprim do të duhej të bëhet për shumë arsye. Mendoj se thelbësore është që të hidhet dritë mbi këtë periudhë 95-vjeçare dhe së paku ata që vranë, burgosën, denoncuan dhe ishin bartësit e funksioneve të larta zyrtare e në duar kishin vetë “kuti e gërshërë” të mos qëndrojnë në majat e pushtetit në Kosoven e pavarur e demokratike. Kjo punë nuk është aq e lehtë dhe madje është mjaft komplekse në Kosovë edhe për faktin se dosjet e tilla janë në duart e Beogradit zyrtar. Para pak kohësh, këtë temë e lançoi bashkëluftëtari im e gazetari i mirënjohur Ilir Mirena me editorialin “Hajde flasim për komunistët” (unë do të thoja “hajde flasim për spiujtë” dhe sidomos miratimi i Ligjit të Hapjes së Dosjeve të Spiunëve në Shqipëri, këtë domosdo e aktualizoi edhe te ne.
Kudo, sidomos në qarqe intelektuale,pajtohemi qe të veprojmë sipas modelit të Ligjit çek për Dosjet (edhe pse nuk është i përkryer), i cili ua ndaloi gjithë ish-drejtuesve komunistë, në poste të larta, qe edhe me tej të jenë bartës të posteve publike. Prandaj, pajtohem qe te hapën dosjet, apo së paku siç shprehet prof. dr.Hajrullah Gorani, së paku “të hapën dosjet e kujtimeve tona!”. Si do të dukej Kosova me një Ligj të hapjes së Dosjeve të spiunëve…?! “Si do të dukej Kosova me një Ligj të tillë?” - këtë dilemë e shtron edhe Ilir Mirena edhe bashkëmendimtarët e tij të shumtë. Për të mos ndodhur glorifikimi i figurave që i bënë keq popullit dhe që ishin në anën e pushtuesit dhe aneksuesve të Kosovës dhe qe t’i vonohet një kapak periudhës para 17 shkurtit 2008 në Kosovë, kjo punë herdo kurdo është e rëndësishme të ndodhë edhe në vendin tone, e sa më parë të ndoshë është në shërbim të mirë të së ardhmes.. .
Specifikat e Kosovës nuk do të duhej të lejojnë të vazhdojë që një ish-pushtetar në Kryeqendër të “fitojë kokrrat e popullit” ndaj një ish-luftëtari të UÇK-së - ndaj një çlirimtari të Kosovës!Gjendja aktuale tepër delikate politike në Kosovë po “ndihmojnë” nomenklaturën e kaluar të vazhdojë të “qeverisë” në heshtje ,po vazhdon të krijojë favore edhe pas një periudhe 95-vjeçare edhe për ish-“poverenikët” e Krailit të Sërbisë e ish- komunistët funksionarë dhe bashkëpunëtorët e Shërbimit Sekret Jugosllav nga ish-Krahina e Kosovës. Është e vërtetë se procesi i lustracionit në të gjitha regjimet e mëparshme në Kosovë, qe nga viti 1913 është shumë më kompleks se në secilin vend postkomunist,por kjo është punë që duhet të bëhet!. Duket të jetë më i komplikuar sepse,pas dëbimit të okupatorëve disa shekullorë otoman ,Kosova u ripushtua,dhe për këtë ndihmuan edhe “krerë e bajraktarë” shqiptarë që vazhduan të jenë derë e hapur Serbisë dhe besnikërisht i shërbyen edhe gjatë ditëve komuniste deri te regjimi fashizoid i Millosheviqit. Do të duhej qe Kosova si shtet i ri të ketë qasje në Arkiva te Fshehta të Sërbisë ,dhe gjithë republikave të ish-Jugosllavisë për njerëzit e Kosovës.Jam mbrojtës i idesë për hapjen e dosjeve për shumë arsye.Po e ilustroj insistimin tim me një shembull.
Nuk e shihte të nevojshme të bëheshin shpenzime në fushën e informacionit, kishte sa të duash edhe informatorë vullnetarë...
Spiujë e hafije të të gjitha ngjyrave gjatë 95 viteve të mëparshme kishte me bollëk në Kosovë. Spiuj bile kishte edhe vullnetarë. Andaj mjaft ilustrativ është shembulli që po ua rikujtoj. Me ka rënë të lexoj se shumë vite më parë, se një studiues në Shqipëri teksa bënte disa kërkime në Arkivin Qendror të shtetit, rastisi të njihet edhe me një dokument, që tregonte një ngjarje, të cilën po ua rrëfej shkurtimisht. Aty nga vitit 1914, kur trupat ushtarake të Perandorisë së Austro-Hungarisë hynë në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat e tij, një nga veprimet e para që kryen ishte ngritja e një administrate shqiptare me drejtori të sektorëve të ndryshëm. Për shembull, Drejtor për arsimin u caktua i mirënjohuri Luigj Gurakuqi, kurse për financat njëfarë Kristaq Kote me origjinë nga Korça. Ky, pasi hartoi dhe dorëzoi zërat e buxhetit të administratës u urdhërua të shkonte në Sarajevë dhe të paraqitej atje përpara komandantit të armatës, pjesë e së cilës ishin edhe trupat e dislokuar në veri të Shqipërisë. Komandanti austriak i turret Z. Kote, se përse ky nuk kishte planifikuar shpenzime për informacionin, por e kishte shpërndarë gjithë shumën e caktuar midis zërave të tjerë. Përgjigja e financierit shqiptar ishte se, nuk e shihte të nevojshme të bëheshin shpenzime në fushën e informacionit, sepse siç e njihte ai vendin dhe njerëzit e tij, mund të gjendeshin informatorë vullnetarë. Kur, pas gjashtë muajsh trupat austro – hungareze po largoheshin nga Shkodra, gjeneralit që komandonte armatën me qendër në Sarajevë dhe që po inspektonte tërheqjen e trupave të veta i ra në sy, se pas rreshtave të ushtarëve vinte një vargan civilësh të veshur në ditë të hallit. “Ç’janë këta?” – pyeti fort i habitur. Dhe nga përgjigja që mori e kuptoi, se vërtet nuk paskej qenë e domosdoshme që të bëheshin shpenzime në fushën që ai e kishte shumë për zemër, ngaqë nuk kishte buxhet që të financonte tërë ata informatorë që kishin spiunuar njeri-tjetrin dhe që prandaj kërkonin të gjenin strehë nën çadrat e ushtrisë së huaj. Kur filluan të hidheshin bazat e shtetit shqiptar, informatorët erdhën gjithnjë duke e shtuar numrin e tyre, por pa i rënë në qafë buxhetit të varfër të tij. Ashtu sikurse ky numër mori progresione gjeometrike në periudhën e komunizmit, krimet e të cilit te ne deri tani janë dënuar vetëm me llafe. Duke u deklaruar për luftën kundër këtyre krimeve, mbrojë hapjën e dosjeve për të dekonspiruar bashkëpunëtorët e Sërbisë,pseudonimet e tyre që viktimat e terrorit e abuzimeve dhe familjarët e tyre të vdesin qetë e të prehen të qetë ,ndërsa në anën tjeter t’u hiqen maskat denoncuesve qe me denoncimet e tyre shpien prapa hekurave si të dënuar politik mijëra shqiptarë. Me pak fjalë, kështu një herë e mirë spiunët nuk do të thërrasin nëpër oda,nëpër kafene,nëpër gazeta e nëpër foltore ,e kudo tjetër: “Kapni spiunët!”sepse do të dihej botërisht kush ishin spiujt...
Procesi i hapjës së Dosjeve jo sipas modelit komunistë as për penalizëm e as linçim të askujt e as të familjarëve të spiujëve…! Jam shumë i bindur se mbështetjës së idesë për hapjen e dosjeve i shkon për shtati edhe fakti që njëherë e përgjithëmonë të vehet vijë e demarkacionit në mes spiujëve dhe viktimave! Kështu, do të parandalohej qe ata që u kanë shërbyer regjimeve të mëparshme antishqiptare të kenë shanse të jenë në postet drejtuese. Nuk jam idhtar qe kjo epokë të bëhet një epokë prokurore për të denoncuar bijtë e spiujëve e për të zhvilluar luftë ideologjike e as qe të ngremë Goli Otok e Auschwicë të rinj qe të hapim fronte të reja në mes vëllezrish, por jam simpatizant i hartimit të listave të të gjithë atyre që ishin involvuar në punët e ndyra të abuzimit me bashkëkombas të regjimeve antishqiptare. Edhe pa hapur Dosje dihen të gjithë ish-drejtuesit komunistë në poste të larta si në shërbime civile, gjyqësi, shërbimit sekret, posteve në armatë, posteve menaxheriale në kompanitë shtetërore, bankës qendrore, hekurudhës, pozitat e larta akademike, dhe postet menaxheriale në media elektronike! Kjo gjë do të duhej të rregullohej me Ligj…Është një e vertetë se nuk është e lehtë të menjanohen viruset proserbe nëpër Kosovë. Madje, e di se është kjo temë delikate, për të cilën të shkon edhe koka…Është e vertetë se të tillë që janë protagonistë të “poverenikëve” të kralit e të UDB-së janë të fortifikuar nëpër mediume, gazeta e TV. Ndoshta, me hapjen e dosjeve në Kosovë do të harrojmë edhe Ali Shukrine e Rrahman Morinen…!?
Të gjithë jemi në dijeni,pra se origjinali i kopjeve të dosjeve është në Serbi, ndoshta, por nje kopje është edhe në shtetet e tjera qe ishin dikur republika të Jugosllavisë. Vetem Kuvendi të filloj punën se informatat nuk do të mungonin,madje do të ishin bollek. Por, dyshoj se ata do ta fillojnë këtë punë, sepse ka në mesin e 120 deputetëve aso qe do e pësonin të paret si ish-bashkëpunëtorë të UDB-së, KOS-tit, Sigurimit, besoni se ka edhe të KGB-së.
Pra, synim i hapjes së dosjeve do të duhej të ishte identifikimi i atyre që ndihmuan mbledhjen e armëve, shpernguljën e shqiptarëve me 1953 për Turqi, shtypjen e demonstratave me 1968 e1981, atyre që yshtën e ndihmuan burgosje politike të shumë shqiptarëve e që i derguan deri në Golli Otok… Padyshim se kjo është një çështje e ndjeshme, duke marre parasysh kronologjine e rrjedhjes së ngjarjeve dhe “kontributit” të personazheve të këtyre dosjeve, të cilët vazhdojnë të qendrojnë në tarafet e pushtetit sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Madje, hetohet një aprovim heshturazi nga qarqet mediatike te cilat nuk kanë guxim te flasin apo janë të instrumentalizuar nga politika groteske e kohës! Të peshohet morali, etika dhe kualitetet njerëzore e kombëtar dhe për secilin të dihet se çka ka bërë pozitive për popullin dhe ardhmërinë e vendit. Ky do të ishte moment qe të bëhet një pastrim moral e kombëtar e njerëzit kolaboracionistë, hibridë e me të kaluar të errët të mos e udheheqin Kosovën, sepse duket se rrjeti i një merimange të moçme antikombëtare ende po hetohet jo veç në skuta të institucioneve të Kosovës. Hapja e dosjeve do të bëhej edhe për faktin që spiujt të mos mbesin si prushi i ndezur nën hi!