E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Edi Rama nëpërmjet spekulacioneve kërkon të krijojë konflikte artificiale”

22-08-2012 / Gazeta 55

Flet deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu
 
Deputeti demokrat Tritan Shehu deklaroi se ndryshimet në një agjenci të sigurisë Kombëtare janë normale dhe se nuk do të ndikojnë negativisht.
Sipas tij, Shërbimi Informativ duhet parë në eficencën e këtij institucioni, i cili në momente të caktuara ka qenë jo fort i qartë në misionin e saj dhe produktive.
“Ai institucion në punën e tij, krahas zhvillimeve politike që ka pasur dhe ka realizuar në këtë periudhë, në zhvillimet e vendit tonë, në disa elementë ka çaluar dhe ka pasur interferenca jo pozitive që duhet të kishin me atë institucion në punën e tij. Kjo ka bërë që puna e tij në momente të caktuara të jetë jo fort e qartë dhe produktive”, deklaroi Shehu.
Në një prononcim për mediat, anëtari demokrat i komisionit të Ligjeve, Tritan Shehu përpos komentit mbi punën e SHISH, ka theksuar dhe domosdoshmërinë e një marrëveshje me fqinjët jugorë, Greqinë, për kufirin detar sepse kjo i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Të kesh marrëveshje me fqinjët, që të zgjidhësh problemet nëpërmjet marrëveshjeve, dialogut, negocimit, është padyshim pjekuri, zhvillim demokratik”, theksoi Shehu.
Ndërkohë për akuzat e opozitës për shitje të interesave kombëtare, deputeti demokrat Shehu i vlerësoi si shpifje që kërkon të krijojë konflikte të paqenë për motive të dobëta. “Kryetari i Partisë Socialiste kërkon nëpërmjet spekulacioneve jo vetëm të hedhë baltë mbi Partinë Demokratike, mbi qeverinë, mbi mazhorancën, por kërkon të krijojë konflikte artificiale të Shqipërisë me të tjerët, gjë e cila nuk i intereson dhe nuk është në përputhje me interesat e Shqipërisë”, vlerësoi Shehu.
Në lidhje me zgjedhjen e kreut të ri të organit të akuzës, anëtari i Komisionit të Ligjeve nënvizoi faktin që  mazhoranca i ka të gjitha kapacitetet për të propozuar një emër nga radhët e saj, ndërsa theksoi edhe një herë se kryeprokurori i ri do të zgjidhet brenda kuadrit Kushtetues dhe më e rëndësishmja është se nuk do të jenë emrat, por respektimi i ligjeve të vendit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›