Berisha: Deklaratat e opozitës për koncesionet, trillime

Kryeministri Berisha i ka cilësuar si ziliqare dhe trillime deklaratat e opozitës se kur të vijë në pushtet nuk do të njohë asnjë koncesion të dhënë nga qeveria. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha ka theksuar se këto deklatata kërcënojnë investitorët.
“Këto deklarata ziliqare, keqdashëse, të cilat kërcënojnë investitorët se nuk do njohin këto marrëveshje, se po jepen ujëra me koncesione, janë shpifje dhe trillime të pandershme. Absurditeti i tyre nuk është përfilluar nga investitorët vendas dhe të huaj” tha Berisha.
Gjithashtu kryeministri ka ironizuar edhe deklaratat e kreut të PS-së Edi Rama në rrjetin social tëitter duke theksuar projekti për Shqipërinë dixhitale nuk kishte të bënte me krijimin e opozitë virtual.
“Sa më shpesh të dilni të nderuar zotërin largoheni me shpejtësi të rrufeshme nga vizioni i pushtetit” iu drejtua kryeministri opozitës. “Ata që duan ti privojnë shqiptarët dhe pushimet i kalojnë nëpër krocera dhe janë bërë virtual. Shqipërinë dixhitale nuk e krijuam për të krijuar opozitën virtuale. Rrjetet sociale nuk duhet të deformojnë qëllimin e tyre ato janë për të shumuar komunikimin mes njerëzve” shtoi Berisha.
Gjithashtu kryeministri Berisha i është referuar sërish sot energjisë së rinovueshme duke e cilësuar këtë një përparësi për qeverinë shqiptare. Ndërsa ka njoftuar edhe ndërtimin e 5 hidrocentraleve për të cilat është firmosur së fundmi, kryeministri shtoi se janë përfunduar 72 hidrocentrale me kapacitet prej 125 megavat.
vijon...