E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama nuk mundet t’i përmbushë më kërkesat e Gramoz Ruçit

Mbështetësi më i fortë i kryetarit në ikje të PS-së po sheh ripozicionimin në raport me “ish-in”

TIRANE - Gramoz Ruçi, një nga mbështetësit më të fortë të Edi Ramës, duket se ka filluar të ripozicionohet në raport me kryetarin në ikje të PS-së. Humbja e zgjedhjeve nga ana e PS-së, ju prishi planet, krahas të tjerëve edhe dyshues Rama-Ruçi. Ndryshe nga parashikimet e mundshme, për përfitimet e mundshme të pritshme, pas fitores që nuk u arrit nga ana e PS-ës, Ruçi ka kuptuar, se 4 vjet, deri në zgjedhjet e ardhme të vitit 2013, janë shumë. Gramoz Ruçi, ka kuptuar edhe se Edi Rama, nuk mund t’i përmbushë tashëm kresat atij.
Nga ana tjetër, ai nuk mund të vazhdojë të rriskojë, duke mbështetur Edi Ramën, pa qenë i sigurt, se Edi Rama do t’ia ketë nevojën atij në vitin 2013.
Për këtë, Gramoz Ruçi, është duke menduar që të bëjë i pari hapin e shkëputjes nga Edi Rama, krahas një bashkimi të mundshëm me “zërat kundër”, që kanë filluar ët formalizohen në këtë parti.
Nga ana tjetër, Gramzo Ruçi, i pasigurt për vetë fatin e Edi Ramës në krye të PS-ës, ka kuptuar gjithashtu se nuk duhet të vazhdojë të konsumohet ende për dikë, që fundin e karrierës politike e ka për çdo ditë e më afër. Ruçi, i mësuar të mbijetojë në politikë, duke qenë pranë “më të fortit”, ka filluar tashmë të testojë, kush është “i forti” i radhës brenda partisë, që do të lakmojë e do të arrijë kreun e PS-ës, pasi Edi Rama të jetë një “ish”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›