E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seman, mbytet 20 vjecari, dallgët përmbyten varkën

I riu, së bashku me tre shkokë ka hyrë dje pasdite në det me varkë. Era dhe dallgët kanë përmbysur varkën. Policia dhe familjarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 20 vjecarit 

FIER- Një 20 vjecar dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Semanit. I riu, së bashku me tre shkokë ka hyrë dje pasdite në det  me varkë por më pas dëshmitarët thanë se nuk e kanë parë më të dali nga deti. Dëshmitarët thanë se varka ishte përmbysur nga dallgët. Tre shokët e tij kanë mundur të dalin, ndërsa Nesti Allkaj, 20 vjec dyshohet se mund ta kenë përpirë dallgët.
Policia dhe familjarët kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit, por era e fortë dhe deti i trazuar bën që të vështirësohen kërkimet.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›