Kapja e te dyshuarit, shperblim 500 mije lekesh
Policia e Tiranes ve ne dispozicion te njeriut qe do te spiunoje vendstrehimin e Bashkim Qefalise plote 500 mije leke te reja si shperblim per informaten e sakte. I dyshuari eshte zhdukur brenda pak minutash ne thellesi te lagjes se Laprakes, duke humbur cdo gjurme, ndersa nuk eshte mundur te kapet as ndonje bashkepunetor i tij qe eshte perfshire ne perleshjen fizike te Dogana. "Ne dispozicion te informatorit vihen 500 mije leke, kurse numrat ku mund te telefonohet dhe jepet informacioni ne anonimat te plote jane 129 dhe 0694111021", njoftoi drejtoria e policise se kryeqytetit. Krimi i rende qe ndodhi ne mes te dites ne kryeqytet eshte pare edhe nga banoret e zones, qe u moren ne pyetje prej grupit hetimor. Burime zyrtare thane se deri ne mbremje jane ngritur shume postblloqe dhe kryer kontrolle, ku ne levizje gjenden efektivet e te gjithe komisariateve. Edhe pas kontrollit te shtepive te te afermve te te dyshuarit, nuk u gjet asnje gjurme. Krimi ka shkaktuar panik dhe frike tek banoret dhe kalimtaret e shumte, pasi ka ndodhur ne mes te dites dhe ne nje zone mjaft te populluar nga qytetaret. Grupi hetimor per momentin ka ngritur vetem akuzat e "vrasjes" dhe "armembajtjes pa leje".