Edi Rama proteste ne Vlore Berisha ik po drejton nje qeveri te paligjshme

Vlore 17 Dhjetor 2010 NOA Update - Opozita e Bashkuar ka zhvilluar te premten nje proteste ne Vlore ku pervec kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama ishin te pranishem edhe perfaqesues te Opozites se Bashkuar si Vangjel Dule Paskal Milo dhe Spartak Ngjela. Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama denoncoi serish faktin se vendi qeveriset nga nje qeveri e paligjshme qe nuk e ka lene popullin te zgjedhe. Ai u shpreh se Berisha ka deshtuar dhe ka lene ne balte Shqiperine sepse qeveria e tij nuk varet nga populli.
Fakti qe sot populli varet nga qeveria tha Rama eshte ne thelb te krizave qe po perjeton sot vendi. Shqiptaret nuk perfitojne dot nga vizat per shkak te varferise Shqiperia permbytet nga abuzimet e qeverise sepse Berisha ka deshtuar.
Nderkohe kryeministri qe i ka hequr popullit te drejten per te votuar te lire ka ndezur makinerine e baltes kuder opozites ne nje kohe qe shqiptaret paguajne me shtrenjte se kurre cmimin e deshtimit te Berishes - theksoi Rama.
Nje nga ceshtjet ku kreu i PS u ndal ne fjalen e tij ishte ajo e vendosjes se TVSH Tatimi mbi Vleren e Shtuar per ilacet duke rritur keshtu cmimin e tyre per njerezit me ne nevoje te vendit.
Berisha tha ai vendos taksa per milioneret por vendos taksa edhe per pensionistet e te papunet.
Me pas Rama u beri thirrje shqiptareve te bashkohen per te rimarre te drejten e votes se lire dhe deklaroi se opozita eshte sot me e forte se kurre ne nje kohe kur ajo i duhet Shqiperise me shume se kurre.
Ai u shpreh se kryeministri rri si gjeli maje plehut mbi kutite e mbyllura por se opozita dhe shqiptaret do ta largojne ate per ti hapur rruge te ardhmes.
Ne fjalen e tij Vangjel Dule u shpreh se vendi eshte mberthyer nga kriza me e madhe pas renies se regjimit te komunist dhe se rruga e se ardhmes kalon permes transparences dhe zgjedhjeve te reja Jemi perdite me njerezit qe i kane mbytur hallet.
Vendi deshtoi ne marrjen e statusit se kandidatit dhe ky deshtim ka pergjegjes vetem Berishen. Kryeministri dhe qeveria jane te papergjegjshme dhe ilegjitim. Ne do ta hapim se bashku rrugen e transparences dhe rrugen e zgjedhjeve te reja. Rrugen e te ardhmes Europiane - u angazhua Dule.
Thirrjet per largimin e qeverise u perseriten edhe nga Paskal Milo i cili u shpreh se me Berishen nuk ka demokraci ne Shqiperi dhe se opozita shqiptare eshte e gatshme te marre persiper misionin e largimit te qeverise.
Nderkohe qe Spartak Ngjela deklaroi se ne Shqiperi nuk ka shtet dhe e denoncoi kryeministrin si nje keqberes me vullnet qe ka manipuluar voten dhe po shkaterron cdo dite vendin.
e.r/NOA