E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Vlore Ka ardhur ora qe qeveria te largohet

Vlore 17 dhjetor NOA-Turi i protestave te opozites se bashkuar ne kete mbremje ka ndalur ne qytetin e Vlores.

Gjate fjales se mbajtur para qytetareve vlonjat kreu i partise Socialiste u shpreh se duhet te largohet kjo qeveri pasi ajo ka deshtuar.

Me tej ai vazhdoi akuzat ndaj kreut te qeverise duke theksuar se Berisha nuk e le popullin te zgjedhe.

Kreu i opozites perseriti serish faktin se keto protesta do te vazhdojne per sa kohe qe nuk ka transparence ndaj votes se lire.

Te pranishem ne kete proteste kane qene edhe aleatet e tjere te Partise Socialiste te cilet prej disa javesh kane nisur turin e protestave kunder qeverise neper rrethe.

a.y/ NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›