Rama:Berisha la lënë në baltë qeverinë
Saliu dështoi, transparencë!
Protestat e Opozitës së Bashkuar do të vijojnë dhe pas marrjes së garancisë për ngritjen e Komisionit Hetimor për hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit, 2009. Kjo ishte deklarata e kreut të opozitës Edi Rama ndërsa përpara militantëve ka theksuar se Shqipërisë i duhet opozita. Me tone mjaftë të ashpra, Rama ndërsa ka theksuar se nuk kërkohen fletët e votimit për hetim, por materialet zgjedhore, i ka mëshuar më tepër faktit se kryeministri Berisha qëndron si gjel mbi kutitë e mbylluara.
“Berisha ka dështuar, ka lënë në baltë qeverinë. Shqiptarët sperfitojnë nga kufijtë e hapur, se ata janë të varfër. Qeveria duhet të varet nga populli.Besojmë në një shoqeri europiane e moderne”.
Kryetari i PS-së, Edi Rama ndërsa ka nisur protestat e pandalshme për rrëzimin e qeverisë, u ka bërë thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të së majtës që të ngrihen për të ndryshuar qeverisjen e vendit.
Duke folur për përmbytjet në vend, Rama deklaroi se “Shqipëria përmbytet dhe ripërmbytet nga abuzimet e qeverisë”.
“Harta e përmbytjeve po zgjerohet në të gjithë vendin dhe po kripëzohet toka, ndërkohë që Berisha ka ndezur makinerinë e baltës kundër opozitës”, theksoi ai.