E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama shantazh shtetit te kerkon gllaberoje 3 milione euro per zgjedhjet e 2011-s

07-11-2010 / Gazeta 55

Ne mbyllje te vitit buxhetor Edi Rama ka shtuar levizjet radikale kunder institucioneve duke kerkuar me ngulm qe te anullohet ligji per taksat vendore pasi keshtu kryebashkiaket e Durresit Elbasanit Korces Vlores e qyteteve te tjera me te vogla do te mund ti paguajne atij taksen partiake prej afro 3 milione eurosh. Dje ai kercenoi me paralize te pushtetit vendor por me vone deshperimi politik mund ta degdise ate ne pozicione edhe me te mjerueshme

Ne menyre te perseritur brenda periudhes rreth nje mujore Edi Rama ka sajuar nje tjeter mbledhje vetem me Shoqaten per Autonomine Vendore per tu ankuar per 3 milione euro qe ai nuk do ti kete ne dispozicion per fushaten elektorale per pushtetin lokal ne 8 maj 2011.
Ndryshimet me te fundit te pergatitura nga ana e qeverise per ligjin Per sistemin e taksave vendore dhe vecanerisht parashikimi per rimbursimin e kasave fiskale nga taksat lokale duket se ka merzitur Edi Ramen jo pse i heq bashkise se Tiranes 3 milione euro 2 milione nga te cilat prej rimbursimit dhe 1 milion te tjera nga efektet e ketyre ndryshimeve por se i heq personalisht Edi Rames 3 milione euro te cilat atij i duhen per ti perdorur ne fushaten elektorale per zgjedhjet lokale te vitit te ardhshem.
Duke tentuar qe shqetesimin e tij personal te shnderroje ne shqetesim me te gjere pas forumit Pushteti vendor - mbeshtetje per biznesin te organizuar ne fillim te muajit tetor ku nuk mungonin as anetaret e Shoqates per Autonomine Vendore serish dje tashem ne fillim te muajit nentor ai ka organizuar nje tjeter forum kete here me vartesit e tij anetare te PS-se dhe drejtues te njesive vendore te drejtuara nga socialistet.
Si zakonisht ne tubimet e partise edhe dje ka qene Edi Rama qe ka folur eshte ankuar per 3 milione euro ndersa kane qene edhe pjesemarresit ne takim qe kane duartrokitur. Pas kesaj ne emer te pjesemarresve ne takim i jane adresuar disa kerkesa qeverise dhe kryeministrit dhe duke besuar se te zgjedhurit vendore socialistet e kryen detyrimin e tyre ndaj partise u shperndane.
Pikerisht kete bene edhe nje muaj me pare pjesemarresit ne forum te cilet hartuan nje liste kerkesash per qeverine dhe kryeministrit vetem e vetem qe te anulohet rimbursimi i kasave fiskale nga taksat lokale.
Historia e rimbursimit te kasave fiskale u sajua qe ne zanafillat e saj nga vete PS-ja. Disa jave me pare ne dirigjimin e deputetit Eduard Shalesi bizneset e tregut te njohur me emrin Medreseja ne Tirane u ngriten ne protesta. Pas ketyre protestave qeveria premtoi rimbursimin e kasave fiskale por kete here jo aq per te keqen e Eduard Shalesit se sa per te keqen e Edi Rames si vjelesi i taksave te ketyre bizneseve ky rimbusrim do te behet pikerisht nga keto taksa lokale. Pas ketij premtimi duket Edi Rama kishte llogaritur te keqperdorte bisneset por jo pasojat per deri sa ne menyre te perseritur mbledh te njejtet fytyra dhe ankohet pse per zgjedhjet e ardhshme lokale ai do te kete 3 milione euro me pak ne dispozicion.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›