E Diel, 1 Nëntor 2026

Dede: E pres ftesën e Hanit“Ende nuk kam ndonjë informacion nëse trajneri Han do të më përfshijë ose jo në kombëtare. Unë e pres një ftesë nga ai, pasi ende e konsideroj veten të aftë për të dhënë kontributin tim me skuadrën përfaqësuese. Deri

Mikel Bizhyti (Gazeta Sporti) - Nevil Dede beson te rikthimi në kombëtare. Pas më shumë se një viti jashtë kuqezinjve, mbrojtësi i Elbasanit kërkon ta veshë përsëri fanellën e kombëtares, pjesë e së cilës ka qenë prej shumë kohësh. Në prag është ndeshja me Maltën dhe trajneri Ari Han ka nisur të shpërndajë ftesat për lojtarët që kërkon të ketë nën urdhërat e tij më 11 shkurt në La Valeta

“Ende nuk kam ndonjë informacion nëse trajneri Han do të më përfshijë ose jo në kombëtare. Unë e pres një ftesë nga ai, pasi ende e konsideroj veten të aftë për të dhënë kontributin tim me skuadrën përfaqësuese. Deri ditën e premte unë nuk mora asnjë njoftim zyrtar nga drejtuesit e klubit, por shpresoj që ata të më lajmërojnë për ardhjen e ftesës. Madje as në rrugë private nuk kam ndonjë njoftim për rikthimin tim te kuqezinjtë”, shprehet Dede eksluzivisht për të “Gazeta Sporti”.

SUPERLIGA- “Tani që jam rikthyer në Superligë besoj se do të më jepet shansi për të qenë nën urdhërat e hollandezit Han”, thekson më tej mbrojtësi. Kur luaja në Kinë nuk kishte asnjë interesim për mua edhe pse trajneri erdhi atje. Tani që i jam bashkuar Elbasanit do të më ketë në konsideratë dhe do të shikojë me sytë e tij se jam ende ai që kam qenë më parë kur luaja si titullar i mbrojtjes kuqezi”. 

ELBASANI- Për skuadrën verdheblu gjithçka ka shkuar mjaft mirë e sidomos merkato, e cila është zhvilluar e fuqishme. Për Deden kjo konsiderohet shumë e rëndësishme dhe shpresëdhënëse për të ardhmen. “Jemi të kënaqur me merkaton e zhvilluar nga drejtuesit tanë. Janë afruar shumë lojtarë cilësorë, të cilët do ta dërgojnë skuadrën drejt objektivave që ajo ka”.

E Hene, 26 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›