Indrit Fortuzi, trajneri i SkënderbeutIsh-sulmuesi i famshëm i Tiranës e Dinamos (në Shqipëri) dhe ndihmësi i boshnjako-kroatit Blaz Slishkoviç te bardheblutë në fillim të këtij sezoni nënshkroi një kontratë që skadon deri në fund të sezonit ak

Indrit Fortuzi (35 vjeç) është trajneri i ri i Skënderbeut, kryesueses së kampionatit shqiptar të Kategorisë së Parë. “Korça është një qytet që e do futbollin, është skuadra më e fortë e Kategorisë së Parë dhe shume shpejt do të ngjitet në Superiore”, - tha “Zogu”, një nga ikonat e futbollit shqiptar (25 ndeshje me ekipin kombëtar, 1 gol).
Ish-sulmuesi i famshëm i Tiranës e Dinamos (në Shqipëri) dhe ndihmësi i boshnjako-kroatit Blaz Slishkoviç te bardheblutë në fillim të këtij sezoni nënshkroi një kontratë që skadon deri në fund të sezonit aktual (me opsion shtyrje 2 vjet).
Akordi financiar i Fortuzit (ka licencen “UEFA B”) me kryetarin e Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, besohet se kap shumën e 700 mijë lekëve. Skënderbeu është klubi i parë në karrieën si trajner i ish-lojtarit të Irakisit të Selanikut dhe Apollonit në Greqi
E Marte, 27 Janar 2009