E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elektricisti Fate Velaj dhe rekomandimi i piktorëve të dështuar Ramë Svoboda

05-09-2013 / Gazeta 55

Jeta i rezervon njeriut shumë surpriza. Një ditë të bukur je elektricist i zonës së Kaninës dhe Vlorës dhe disa vite më pas nga emigrant ekonomik kthehesh në këshilltar për diplomacinë kulturore në krah të kryeministrit në ardhje, Edi Rama. Surpriza shtohet edhe më shumë kur lexon jetëshkrimin zyrtar të piktorit Fate Velajt, i cili shkruan se ka patentë piktori, menaxher arti dhe esetist. Dhe maksimumi i tij artistik del se është hapja e një ekspozite pikturash bashkë me kryetarin e grupit parlamentar socialist të PE,  Hanes Svoboda në një fshat të Maqedonisë. Me socialistin Hannes Svoboda, Fate Velaj ka hapur ekspozitë edhe në Vlorë, edhe në Tiranë, edhe në Athinë,  vitin e kaluar së bashku me Edi Ramën në një ekspozitë me të njëjtin titull si në Durrës, në Kajro, Vjenë, etj.  Por lidhja e tij me Austrinë është edhe më shtinjakja. Ai raporton në cv-në e tij se ka marrë shtetësinë austriake. Sipas ligjit austriak, nuk lejohet dyshtetësia, prandaj këshilltari-nomad Fatmir Meleq Velaj duhet të shprehet nëse ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare, apo ia ka kallur shtetin austriak me dokumente të falsifikuara. Në dekretin e Nr.2339, datë 23.3.1999 për lënie të shtetësisë shqiptare, presidenti i Republikës Rexhep Meidani i ka hequr pasaportën zotit Fatmir Meleq Velaj.  Dhe deri në 2006 Fatmir Meleq Velaj ka qenë shtetas austriak dhe e ka rimarrë shtetësinë shqiptare, por këtë nuk e ka deklaruar për autoritet austriake. Kjo është edhe marrëdhënia e tij shtinjake me Austrinë. Kamuflimi me emrin Fate dhe jo Fatmir publikisht kërkon të zhvendosë vëmendjen nga fakti që ka kërkuar të rimarrë edhe një herë tjetër shtetësinë në 2006, kur në 1999 kish kërkuar lënien e saj. Në thelb, pyetja është e thjeshtë, a je shqiptar apo cfarë je. Oportunizmi i lënies dhe marrjes sa herë i nevojitet për një jetë më të mirë apo biznes të shtetësisë shqiptare nuk të bën njeriun e duhur për tu marrë me diplomaci kulturore.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›