E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv.Ministrja e Jashtme, Edith Harxhi takon Zv.ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit Philip Reeker

05-09-2013 / Gazeta 55

Reeker: Kryeministri Berisha ka meritën për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve më të mira në Shqipëri
Zonja Harxhi dhe zyrtari i lartw i DASH Phiilip Reeker  diskutuan në lidhje me situatën politike dhe sulmet e fundit ndaj institucioneve kushtetuese veçanërisht ndaj Presidentit duke shpresuar se këto sulme nuk do të vazhdojnë më tej dhe se kjo do të ishte mënyra për të marrë, gjithashtu statusin e vendit kandidat brenda këtij viti.
Zv.Ministrja e Punëve të Jashtme, Edith Harxhi takon në Slloveni z. Philip Reeker, zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Shtetit  Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Znj. Edith Harxhi, e cila po merr pjesë në punimet e Forumit Strategjik të Bled, Slloveni, zhvilloi sot një takim të veçantë me Asistent Zëvendës Sekretarin e Shtetit Z. Philip Reeker.  Zyrtari amerikan i shprehu  Harxhit opinionin e tij dhe të Departamentit të Shtetit në lidhje me zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri, duke thënë se ato ishin një sukses për Shqipërinë dhe Qeveria Berisha dhe Kryeministri Berisha ka meritën për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve më të mira në Shqipëri.  Zonja Harxhi nga ana e saj shprehu mendimin se opozita e re në Shqipëri do të jetë një forcë solide dhe konstruktive në të mirë të integrimit të vendit dhe se Shtetet e Bashkuara do te gjejnë tek opozita e re e Shqipërisë një partner të fortë për bashkëpunim.  Palët diskutuan në lidhje me situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri, parlamentin e ri dhe përbërjen e tij si dhe sulmet e fundit ndaj institucioneve kushtetuese veçanërisht ndaj Presidentit duke shpresuar se këto sulme nuk do të vazhdojnë më tej dhe se kjo do të ishte mënyra për të marrë, gjithashtu statusin e vendit kandidat brenda këtij viti.  Z. Reeker shprehu edhe një herë mbështetjen e tij dhe të Qeverisë Amerikane ndaj Shqipërisë dhe bindjen e tij se opozita e re e Shqipërisë do të jetë konstruktive dhe e fortë dhe se do të ketë mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Gjatë qëndrimit në Bled, Slloveni, zv.ministrja e Punëve të Jashtme pati takime edhe me Ministra të Jashtëm të vendeve të rajonit dhe këmbeu pikëpamje në lidhje me situatën aktuale në rajon.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›