Edi Rama si Kiu Fiu i kohes se komunizmit
Kiu Fiu ketu dhe Kiu Fiu atje. Te bie ndermend nje komedi qe shfaqej rendom ne skecet e estradave profesioniste ne kohen e regjimit komunist. Bridhnin fshatrave e qyteteve te Shqiperise per te argetuar klasen punetore dhe fshataresine kooperativiste. Kiu ishte nje personazh si i thone fjales 99-sh si Erion Veliaj nje genjeshtar dhe mashtrues i jashtezakonshem dhe njerezit qeshnin me te madhe aq sa mundej te qeshej kuptohet. Keshtu edhe Edi Rama po i bie kryq e terthor Shqiperise. Sot ne Vlore neser ne Kukes e Peshkopi me te njejten pamje si kaloresi i fytyres se vrerosur dhe vrer nxjerr nga goja. Fytyra i ka marre nje pamje edhe me te nxire pas lajmit se Parlamenti Europian miratoi heqjen e vizave per Shqiperine. Duke i rene fyellit vetem ne nje vrime eshte bere kaq i merzitshem saqe ne ato salla te improvizuara shikon pothuajse te njejtet njerez te njejtat fytyra qe u shkojne pas si ajo lukunia sa per te lepire ndonje kocke dhe per te treguar besnikerine ndaj Kryetarit te tyre. Edhe montazhet qe perpiqen tu vijne ne ndihme nga disa TV afer te semurit psiqik te PS tani jane bere aspak te dobishem dhe u ka dale nami per zi. Kjo melodia e fyellit ne nje vrime me alibine gjoja te hapjes se kutive eshte bere kaq bajate dhe e pakuptimte saqe po u gervish veshet edhe militanteve me te thekur te Partise Socialiste. A thua me te vertete se keta njerez jane kaq budallenj qe te besojne perrallat e Kryetarit te tyre qe sic duket i ka ditet e numeruara si ne karriken e Bashkise edhe ne ate te partise. Dhe kudo ne ambjente te ndryshme njerezit e thjeshte qe flasin per hallet e Shqiperise bejne nje pyetje shume interesante qe me te vertete eshte si ajo vula qe e mbyll nje faqe te shkruar. Valle kush ishte ai qe mundej te mendonte se Parlamenti Europian do ti liberalizonte vizat per te hyre ne Europe nje vendi qe kishte manipuluar zgjedhjet duke vjedhur dhe deformuar verdiktin e nje populli qe aspiron per demokraci ashtu sic pretendon Edi Rama Vetem nje mendje e semure dhe nje njeri i verbuar nga endrra per tu bere kryeminister i Shqiperise mundet te prodhoje marrezira te tilla qe nuk i beson askush. Edi Rama nuk ka asnje dyshim se eshte njeriu me i papergjegjshem qe ben hije ne hapseiren shqiptare qe mendon dhe vepron si nje antishqiptar dhe kunder interesave kombetare. Eumlshte nje enverist tipik bolshevik qe perpiqet pafundesisht qe ta mbaje Shqiperine te izoluar nga Europa Demokratike qe ka qene endrra e atyre qindra e mijera heronjve qe derdhen gjakun dhe u flijuan per nje Shqiperi te lire demokratike kunder murtajes komuniste dhe lindjes sllavo-bolshevike.
I shkojne prapa te semurit psiqik te PS ne aventuren anti-kombetare nje tufe te deshtuarish ne politiken shqiptare qe populli ne zgjedhjet e 28 Qeshorit i la me gishtin ne goje. Jane nje grup mercenaresh pa identitet ish-cuna Blloku dhe te tjere nje mase heterogjene qe vijne nga labirintet e ish-Sigurimit komunist si Gjinushi Ndoka Ngjela 99-shi Veliaj etj qe po bejne thirrje per protesta te tjera te modelit te Bregut te Lanes per ta larguar Berishen nga pushteti. Po si mundet te largohet me metoda bolshevike nje qeveri legjitime e nje vendi anetar te NATO-s dhe qe aspiron se shpejti te jete anetar i BE qe qytetaret e ketij vendi per here te pare ne historine e tyre do te levizin te lire si qytetare te barabarte ne vendet e hapesires Shengen Kete demagogji te ndyre qe vetem kuzhina enveriste e nje demagogjie qe shohin ne enderr bolshevizmin munden qe ta prodhojne. Eumlshte nje handicap qe askush nuk e beson. Kjo aventure pa shoqe tjeter ne boten e sotme qe ia kane zili edhe regjimet e tilla si ne Kube apo ne Korene e Veriut eshte e destinuar te deshtoje me turp.
Edi Rama tani po luan edhe karten e tij te fundit ne karrieren e nje fundi te palavdishem. Me protestat e paralajmeruara ne prag te vendimit perfundimtar qe do te marrin Ministrat e Brendeshem dhe te Drejtesise te vendeve te PE per liberalizimin e vizave per Shqiperine ai po perpiqet te provokoje edhe njehere tjeter destabilitet ne Shqiperi me qellim sabotimin e ketij vendimi te rendesishem. Elektorati qe ka votuar PS por edhe me fanatiket anetare te kesaj partie tanime eshte krejt i zhgenjyer dhe i mashtruar nga genjeshtrat pa fund te Edi Rames. Ata nuk mundet qe te sakrifikojne deshiren e tyre dhe te femijeve te tyre per te levizur te lire ne Europe per tekat e nje idiotesie donkishoteske. Per fatin e keq edhe te Shqiperise na ka rene per hise nje opozite destruktive e pamoralshme ne kuptimin politik e paafte te prodhoje alternative me nje perberje te elites se saj qe vjen nga vazhdimesia enveriste staliniste e propaganduar ne te kaluaren me aq zell ne kongreset e Partise Punes. Nje bande milioneresh dhe miliarderesh te zgjedhur nga shija perverse e Edi Rames kane zene vend ne Parlamentin e Shqiperise dhe perfaqesojne sot PS te dirigjuar nga Gramoz Ruci ish-Ministri i Sigurimit komunist te Ramiz Alise. Jane rreshtuar pinjollet e Bllokut te vjeter e te rinj dhe jane kapur si i mbyturi pas nje rrenje te kalbur duke shpresuar se edhe njehere do te vije dita e baballareve te tyre. Por ne stanin enverist gjerat po shkojne per se prapthi me ate cfare po enderrojne cunat dhe gocat e Bllokut tek eglendisen neper kabarete e Korfuzit diteve te uikendit. Atyre sapo u del pija e rende e Wiski-t dhe e vererave te shtrenjta franceze te servirura nga djersa e mundi i popullit shqiptar gjenden krejt ne nje realitet te ri. Se hajduteria e mbuluar me veladonin e politikes se shpejti do griset dhe do te nxjerre perpara shqiptareve si ne driten e diellit bemat dhe gjemat e tyre. Dhe drejtesia do te thote fjalen qe i takon ne zbatim te ligjit.