E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kopshti magjik i Edenit

10-10-2010 / Nga Lavdrim Lita

Ne Vloren e fund viteve 60 ne nje tavoline te palemuar ahu ne nje nga baret e qytetit gjenden ulur tre shoke me tre birra perpara tyre. Ne bar Sazani birrat jane te ftohta tre shoket perkunder jane te nxehur me veten me te tjeter me boten qe i braktisi. Ata ndjejne se dicka po afrohej rrembimthi se dicka po vinte me shpejtesi per tju ndryshuar keshtu rrjedhen e jetes. Natyrisht jo cdo ndryshim programi ne jeten e nje njeriu ndash jo me te tre shokeve ndash sjell pritshme te lumtur. Perkundrazi ne kete ngjarje ndryshimi erdhi per te percare fort trinine e miqesise.
Atmosfera emocionale dhe sociale e fund viteve 60 gjendet e deftyer ne tregimin e nderlidhur te dy dramave dhe nje peripecie nga shkrimtari Eden Babani. Nje birre me pak eshte romani me te cilen Demiurgu perdor per te na kthyer ne kohe. Ne kohen kur tre shoke besnike si Buroni Edmiri dhe Herakliti te gjendur perpara nje gote birre nuk arrijne ta perpijne. Sepse ata perpihen nje minute me pare nga nje uragan i furishem qe do ti haperdaje tre shoket nga njeri tjetri ne pole te ndryshme. Eden Babani shkruan me nje gjuhe te shtruar duke ndertuar mozaike metaforash per nje kohe kur koha ishte e zymte e merzitshme dhe vetem kenaqesia e nje birre trulloste per pak kohe realitetin e veshtire te Vlores. Padyshim qyteti bregdetar eshte per shkrimtarin riviera e nostalgjise ku ankorohen reflektimet e se shkuares mendimet e se tashmes dhe hamendesimet e se ardhmes. Permes reflektimit shkrimtarin qendis me tre fije rrefimi absurdin e kohes ku te burgosurit akuzoheshin jo vetem per agjitacion e propagande porse cytnin me heshtjen e tyre tradhtite e Partise me Jugosllavine me Rusine etj. Aty ku Buron Shpendin e ndalon hetuesia totalitariste sepse kulak e bir kulaku te cilit duhet ti korret rinia me cdo kusht me cdo menyre si filozofi shtypese. Ai denohet pa e ditur se perse po denohet. Ai simbolizon brezin e korrur te bujtur ne qilare e qe do te ishim me te lumtur nese nuk do te kishin lindur. Vuajtjet jane te perballueshme por fyerja ndaj intelektit nga te pagdhendur eshte e papranueshme. Japim me nje perifrazim fragmentin kur Hetuesi jakobin cercizi merr ne pyetje i pajisur me nje magnetofon te pandehurin B. Shpendi dhe ne nje moment e pyet nese flet shqip apo camce Injoranca moniste kishte krijuar pershtypjen se Camet flisnin nje tjeter te folme. Prandaj ne kete roman shkrimtari Babani me nje kontrapunkt zbulon hapur injorancen e kuadrove te indoktrinuar dhe gjenocidin e gjuhes shqipe nga ana e nje regjimi perdhunues.
Sidoqofte shkrimtari i jep cdo personazhi nje mision te pathene te riktheje trinine duke u bashkuar ne fund miqte e tij. Ne rastin e Buronin sa here ky nuk ia arrin te dale jashte e ben qe ta krijoje brenda qelive te ftohta trinine me malesorin e ri Sokol dhe me pas me te moshuarin nga Skrapari. Demiurgu babaxhan rrefen ne kursiv ate cka perjeton Shpendi i cili nuk mund te kendoi ashtu sic skendon bilbili ne shpellen e zeze.
Nderkaq personazhi i Heraklitit adashi i filozofit te vjeter grek merr me filozofi pre-sokratike dramen e tij ai nuk ben shpoti pyetese si Sokrati por si lumi qe ecen dhe nuk ndalon se jetuari. Edhe pse ne veshtiresi ky njeri arrin te lundroje anijen e tij drejt brigjeve me te qeta. Perballet me aksidente burrerisht lengon me dhimbje por asnjehere seshte pre e nihilizmit te tjetrit edhe kur keta do ta meritonin anulimin e identitetit te tyre si shkaktare te aksidenteve njerezore.
Kurse Edmiri u nda i dehur nga trinia per te filluar peripecite e tij. Ai jeton ne nje sistem terrorist te programuar nga njerez qe jane vaisur me vaj kockash. Ai e di mire ceshte perfaqeson miqesia me Lizen me Kurbatkat fallxhore Thelleze e Pellumbeshe me Gjyshen sheqerpare me Eranden dhe ndihmesin e peripecive Stafa. Edmir eshte pasqyra ku shkrimtari investon kapitale ne bursen dashurise. Ai perqafon hijen e te tjerave pasi hija eshte tokesore. Ai mendon per destinin e njerezve nepermjet fallit dhe magjise se kurbatkave.
Te tre shoket te shtyre larg nga furtuna e ngjarjeve qe rrjedhin pavaresisht ndikimeve klimaterike ata kane nje deshire te pakuptueshme te rikthejne trinine e miqesise. Nga ky synim bashkimi nis dhe sendertohen me mjeshteri muratori tre linja rrefimi te secilit shok.
Mu deshen kaq fjale introduktive per te thene se romani i Edenit Nje Birre me pak eshte nje frymemarrje te gjalle sepse eshte goje me goje qe ta jep jetegjatesine permes figures e figuren permes vorbulles se fjales ose me sakte permes ndergjegjes se personazheve te cilet jane te shtyre te bashkohen ne liri. Ky eshte edhe procesi i vete-kompozimit te romanit qe para se gjithash dikton nje stil te vecante. Gjithcka qe thuhet zbulohet ne brendesi shprehet ne brendesi dhe aty merr jete. Romani estetikisht eshte i shkruar mjaft mire pjesa e pare eshte me syprine skenografia qe e fut lexuesin ne shtegun e dendur te ngjarjeje dhe mbetet peng te lexoje pjesen e dyte te romanit ku ngjarja pervijon gjalloje pa ndihmen e shkrimtarit. Ne pjesen e dyte romani shkruhet vete. Fraza te thjeshta dhe gjithcka si nje mozaik ku nuk mund te heqesh ose te vendosesh nje guricke/copez pa ja prishur pamjen. Pa fjale te fryra dhe ornamente stilistikore dhe cuditerisht mjaft poetik ne pershkrimin e situatave mes Edmirit dhe Kurbatkave cka fsheh deshiren e autorin per pak ekzotizem qenesor.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›