E Diel, 1 Nëntor 2026

Te dielen ne Vatikan u hapen punimet e Sinodit te Vecante te Ipeshkvijve per Lindjen e Mesme

11-10-2010 / Gazeta 55

Te dielen ne Baziliken e shen Pjetrit ne Vatikan u hapen punimet e Asamblese se Vecante te Sinodit te Ipeshkvijve per Lindjen e Mesme. Ky Sinod eshte thirrur te reflektoje mbi temen Turma e besimtareve kishte nje zemer e nje shpirt te vetem Vp 432. Lajmi i thirrjes se sinodit u dha nga Ati i Shenjte Benedikti XVI me 19 shtator te vitit 2009 gjate takimit me Patriarket e Kryeipeshkvijte e Medhenj te Lindjes njoftim qe shenoi nisjen e punes pergatitore per takimin e nivelit te larte me mbajtjen e mbledhjes se pare te Keshillit Parasinodal vetem pak dite pas njoftimit qe dha Papa. Ne vazhdim me 19 janar 2010 u be paraqitja e Lineamenta gjate nje konference shtypi mbajtur nga sekretari i pergjithshem i Sinodit te Ipeshkvijve kryeipeshkvi imzot Nikola Eterovic e zevendessekretari imzot Fortunato Frezza te cilet paraqiten strukturen e dokumentit te perbere prej tre kapitujsh Kisha katolike ne Lindje te Mesme Bashkimi kishtar dhe Deshmia e krishtere. Secili kapitull shoqerohej edhe me nje pyetesor prej 32 pikash. Duke u nisur nga Pyetesori i Lineamenta anetaret e Keshillit Sinodal per Lindjen e Mesme perpunuan dokumentin Instrumentum Laboris qe eshte gati ne kater gjuhe arabisht frengjisht anglisht e italisht teksti u botua me 6 qershor 20010 dhe iu dorezua Atit te Shenjte Benediktit XVI ne te njejten dite ndash gjate Udhetimit Apostolik ne Cipro ndash ne liturgjine e mbajtur ne Nikozi me Patriarket e Ipeshkvijte katolike te Lindjes se Mesme. Sic permendem me pare Sinodi per Lindjen e Mesme u thirr nga Papa dhe ka ngjallur shume interes per arsye se ceshtja e Lindjes se mesme ka edhe nje lloj jehone gjeopolitike por Kisha nuk ka si synim ti zgjidhe problemet politike te kesaj zone ndonese ipeshkvijte e krishtere qe do te jene te pranishem ne Sinod e perjetojne drejtpersedrejti ndikimin e krizes poltike qe kane probleme rajonale edhe ne jeten e tyre si bashkesi te krishtera. Ne rend te pare sic tregon edhe vete tema e zgjedhur Asambleja e Sinodit ka si qellim qe Kishat e ritit lindor te behen te njohura ne Lindje te Mesme se bashku me Kishen e ritit latin permes shkembimit te ndersjelle te pervojes dhe duke theksuar lidhjen me Papen e Seline e Shenjte. Ne kete menyre Kishat deshirojne te nxisin nje interes te gjalle e afatgjate per gjendjen e Kishave lindore interes qe nuk duhet te marre fund menjehere pas perfundimit te Sinodit. Ne vende te Lindjes se Mesme eshte shume veshtire te flitet per misionin fetare e kishtar ne kuptimin tradicional te fjales meqe kjo veprimtari do te perceptohej si proselitizem dhe si pasoje do te refuzohej. Megjithate Kishat ne Lindje te Mesme nuk mund te heqin dore nga natyra e vet misionare e keshtu ato qe flasin me shume e me rrjedhshem shpeshhere jane jeta dhe deshmia e vete besimtareve te krishtereve.
Editoriali i drejtorit te Radio Vatikanit Ate Lombardi Sinodi i Lindjes se Mesme fare e paqes/ Per dy jave katoliket e Lindjes se Mesme do te jene ne qender te vemendjes se Kishes mbare pasi qe te gjithe ipeshkvijte e tyre do te jene te mbledhur ne Rome ne Sinod. Lindja e Mesme eshte nje rajon ne te cilin te krishteret jane pakice ne disa vende jane vertet pakice shume e vogel e pa asnje ndikim politike apo social e ku situata lufte apo tensionesh te perhershme po e prishin pak nga pak shpresen per nje te ardhme e po shtyn drejt emigrimit. Po Lindja e Mesme eshte edhe rajon ne te cilin krishterimi ka lindur ku ka rrenjet e tradita teje te lashta dhe me pasuri te jashtezakonshme kulturore e shpirterore. Prandaj problemet e Kishave ne Lindje te Mesme na interesojne e na perfshijne te gjitheve e per kete Papa e ka thirrur kete asamble qe per here te pare i kushtohet jo nje tema apo nje kontinenti apo nje vendi te vecante por nje rajoni specifik te botes. Bashkimi e deshmimi eshte tema e Sinodit qe na kujton se si bashkesia e pare e besimtareve ne Jerusalem kishte e ishte nje zemer e nje shpirt i vetem. Kush nuk ka pushtet politik as ushtarak kush shpesh peson dhune nuk mund te mos i drejtohet forces se shpirtit e te dashurise e mund ta larton britmen dhe lutjen e paqes fuqishem e bindshem pa qene i lidhur apo i perzier me hakmarrje apo interesa te njeanshme. Bashkimi i thelle ndermjet bashkesive te ndryshme katolike te shperndara ne Linde te Mesme mbeshtetur nga ndihma e shume Kishave te viseve tjera te botes qe tregojne solidaritetin e tyre permes ndihmave shpirterore e materiale mbeshtetur sidomos nga prania e nga pjesemarrja e vazhdueshme dhe intensive e Papes ndash themel i vertet bashkimi ndash e bejne kete Sinod te jete nje ze nje shenje e nje fare e shpreses dhe e paqes.
Marre nga Radio Vatikani

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›