Edi Rama sot në Kroaci për ceremoninë e anëtarësimit në BE
TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, pritet të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Europian.
Lajmin e pjesëmarrjes e ka konfirmuar vetë kreu i PS-së, Rama, teksa shkruan në faqen e tij në rrjetin social Twitter.
“Sot në Zagreb për ceremoninë e hyrjes së Kroacisë në BE me krerët e shteteve e qeverive”, komenton Rama.
Kroacia zyrtarizon anëtarësimin me të drejta të plota në Bashkimin Europian, ditën e hënë më datë 1 Korrik.
(m.a/BalkanWeb)