Kukës, mungesa e ujit të pijshëm, shqetësim për konsumatorët
KUKËS- Mungesa e ujit të pijshëm për banorët e qytetit të Kukësit tashmë është kthyer në një shqetësim të përditshëm, që ende nuk po gjen zgjidhje. Ndërsa punohet në ujësjellësin e ri, edhe furnizimi me ujë të pijshëm kryhet me të dy ujësjellësat duke shkaktuar më tepër pakënaqësi. Kjo për faktin se disa pallate që furnizohen nga ujësjellësi i vjetër marrin ujë të pijshëm vetëm një orë në drekë, ndërsa pallatet që marrin ujë nga ujësjellësi i ri marrin dy herë në ditë. "Është një situatë skandaloze, kjo që po na imponon bashkia me ujësjellësin. Thuhet se janë shpenzuar afro 4 milion euro për ndërtimin e ujësjellësit të ri, po duket se eurot janë shpenzuar për të na lënë pa ujë. Se një situatë të tillë deri tani në qytetin e Kukësit ka qenë e pakonceptueshme", thotë inxhinieri Hyrmet Sefa.
Situata ka ngjallur edhe debate mes bashkisë së Kukësit dhe këshillit të qarkut. Ndërsa drejtuesit lokalë grinden, rreth 30 mijë konsumatorë të qytetit e të 14 fshatrave përreth mbeten thuajse pa ujë të pijshëm. "Situata vështirë se mund të përmirësohet, pasi edhe ujësjellësi i ri ka mjaft mangësi që po vërehen gjatë periudhës së ndërtimit", thotë inxhinier Sefa.
Aktualisht prurjet e ujit në burim janë rreth 60 litra në sekondë, nga rreth 110 litra në sekondë që janë prurjet maksimale. Pritet që ato të bien edhe më në ditët e ardhshme.
Një fenomen tjetër është shpërdorimi i ujit të pijshëm nga bizneset private, veçanërisht nga lavazhet. Janë 18 të tilla që punojnë me ujin e pijshëm. Situata është e njohur, por as nga pushteti vendor, as nga vetë ndërmarrja nuk bëhet asgjë për eliminimin e këtij fenomeni edhe pse konsumatorët vuajnë për ujin e pijshëm.
Paradoksale është se po heshtet edhe për shpërdorimet e ndjeshme të ujit të pijshëm nga banorë të fshtrave të komunave të Bicajt, Shtiqnit, dhe të lagjes së re të qytetit të Kukësit, që në jo pak raste e përdorin ujin e pijshëm për ujitje.
Vetë konsumatorët pohojnë se të tilla probleme ka patur prej vitesh, por uji nuk ka munguar si tani.
Aktualisht furnizimi i banorëve të qytetit dhe i fshatrave të komunave të Bicajt e Shtiqnit kryhet nga 3 burime sic janë burimi i Gurrë Kolosjanit, i Lojmes dhe ai i Opores.
(m.a/ata/BalkanWeb)