Edi Rama takon Blushin: Me ata që lexojnë e shkruajnë apo me ata që vjedhin e vrasin?
Share
Ndërkohë që mediat lajmërojnë një takim mes Edi Ramës dhe Ben Blushit në selinë e Partisë Socialiste, kreu i të majtëve ka postuar në Twitter një përgjigje për reagimet e shumta të Berishës për librin e tij. Me ata që lexojnë e shkruajnë apo me ata që vjedhin e vrasin? Kjo është zgjedhja! shkruan Rama në Twitter. Në çdo dalje publike të tij, kryeministri Sali Berisha përmend librin e Ramës. Ai ka deklaruar se ato janë kujtime në prag të pensionit politik. Në një rast Berisha tha se Rama po kërkon të imitojë Blushin. Nuk ka ende detaje për takimin mes Blushit dhe Ramës, por mësohet se ata kanë biseduar për kongresin e afërm të PS.