Gruaja e Arbnorit: Presidenti Topi u përlot gjatë dekorimit, Berisha e Topalli nuk iu përgjigjën ftesës

Suzana Arbnori me femijet gjate dekorimit
Gruaja e Pjetër Arbnorit, Suzana Arbnori, duke folur për dekorimin e bashkëshortit të saj me titullin Nderi Kombit nga ana e presidentit Topi, ka thënë se ky i fundit është përlotur nga emicionet gjatë ceremonisë.
Ajo ka thënë se Arbnori është braktisur nga PD-ja dhe nuk është kujtuar që prej vdekjes së tij.
Më vjen keq ta them, por demokratët u larguan bashkë me Pjetrin, e harruan, e braktisën. Gjej rastin të falënderoj Presidentin Bamir Topi për ceremoninë. Ka qenë nderimi më i veçantë që i është bërë Pjetrit pas vdekjes. Kam parë lot në sytë e tij kur vajza ime, Gjystina, lexoi fjalën e përgatitur për të atin.
Jeni e bindur që ishin lot, d.m.th. qau?
Nuk qau, por sytë iu mbushën. E kuptova që u emocionua vërtet shumë. Ashtu siç ishim të gjithë, ka thënë Suzana Arbnori për Panorama.
Ajo ka pohuar se për këtë ceremoni ka ftuar edhe kryeministrin Berisha dhe kryeparlamentaren topalli, por këta të fundit nuk kanë marrë pjesë. Berisha ka qenë në Tropojë, ndërsa Topalli i ka dhënë përmes telefonit se e kishte axhendën e ngjeshur.