E Diel, 1 Nëntor 2026

Agron Xhafaj i perfshire ne rrjetet nderkombetare te trafikut te droges

04-10-2010 / Gazeta 55

Vellai i deputetit te PS-se Fatmir Xhafaj u arrestua nga FBI dhe DEA ne mars te vitit 2001

Deputeti i PS-se Fatmir Xhafaj eshte nje emer i perfolur e denoncuar edhe nga mediat italiane per lidhjet e familjareve te tij me krimin e organizuar.
Revista italiane LEspresso e 7 gushtit te vitit 2002 duke iu referuar burimeve nga sherbimi sekret italian dhe ai amerikan shkruante se Agron Xhafaj vellai i Fatmir Xhafajt eshte arrestuar ne mars te vitit 2001 gjate nje operacioni te FBI dhe DEA ne zonen e Leces. Arrestimi eshte bere gjate operacionit te koduar Florida qe synonte asgjesimin e rrjeteve kriminale ku jane te lidhur mafia me biznesmene pas te cileve qendron politika.
Hetimet e operacionit antimafia te mbiquajtur lsquoFlorida ne marsin e kaluar 2001 ku moren pjese policia e Leces dhe amerikanet e FBI-se dhe DEA-s nxoren ne drite nje skenar te frikshem. Drejtuesit e klaneve shqiptare kishin vendosur te shkembenin kokainen kolumbiane me heroinen e ardhur nga Turqia dhe marijuanen e prodhuar ne vend me destinacion SHBA-ne. Nje prej te arrestuarve te aksionit te perbashket ishte dhe Agron Xhafaj vellai i nje ish-ministri... shkruante midis te tjerave revista italiane LEspresso e 7 gushtit te vitit 2002.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›