E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Prokuroria te hetoje akuzat per korrupsion- ka fakte per mega-afera antiligjore

04-10-2010 / Gazeta 55

Kryeministri dorezon pasaporten biometrike te nje milione dhe konfirmon se dokumentet e reja te identitetit po bejne te mundur liberalizimin e vizave me BE-ne


Kryeministri Sali Berisha i ka bere thirrje sot ne emer te mazhorances Prokurorise Inspektoriatit te Larte te Deklarimit te Pasurive dhe Skuadres se antikrimit dhe pastrimit te parave te nisin hetimet mbi akuzat e ngritura per korrupsion. Ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat kreu i qeverise tha se organi i akuzes duhet te hetoje me paanesi te plote cdo akuze te bere. Sipas tij shumica eshte e zotuar te mbeshtese cdo hetim jashte cdo lloj imuniteti. Une ne emer te mazhorances dua te ftoj prokurorine e Pergjithshme dua te ftoj ILDKP drejtorine e luftes kunder krimit te organizuar dhe te pastrimit te parave qe te hetoje me paanesi te plote cdo akuze te bere. Dua te garantoj se shumica ka predispoziten e plote per te mbeshtetur cdo hetim jashte cdo lloj imuniteti. Uroj dhe deshiroj qe te njejtin vullnet te deshmoje edhe pala tjeter. Natyrisht ligji dhe Kushtetua jane mbi vullnetin e paleve- u shpreh kreu i qeverise Berisha. Kryeministri solli ne vemendje edhe domosdoshmerine e ndryshimeve ligjore ne ligjin per Inspektoriatin e Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive. Sikunder i garantoj se Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive konsideron te nevojshme disa ndryshime ligjore ne emer te nje mundesie me te mire te vertetimit dhe verifikimit te gjerave se kjo shumice eshte e gatshme te konsideroje ne menyre me serioze propozimet e tij dhe te cilitdo tjeter qe i sherbejne- tha me tej kryeministri Berisha.


Pasaporta biometike e 1 milione


Kryeministri Sali Berisha ka qene i pranishem sot ne qendren e shperndarjes se pasaportave biometrike prane Drejtorise se Policise Tirane ku ne nje ceremoni simbolike i ka dorezuar personalisht qytetares Esmerilda Begati pasaporten e nje milione qe mban emrin e saj te prodhuar nga kompania Sagem. Duke i uruar qytetares se nje milione qe pajiset me kete dokument nje levizje te lire gjate ketij viti ne zonen Schengen kryeministri theksoi se pa pasaportat biometrike te kesaj teknologjie Shqiperia nuk do te mund te konsiderohej per heqjen e vizave nga 27 vendet anetare te Bashkimit Evropian. Ky proces theksoi kryeministri i cili u shnderrua ne nje nga levat kryesore te vendimeve qe jane marre per lirine dhe heqjen e vizave per qytetaret shqiptare i sherben dhe do ti sherbeje modernizimit teresor te administrates dhe sherbimeve ndaj qytetareve. Ai gjithashtu shprehu mirenjohjen dhe vleresimin ndaj consortiumit franko-amerikan Aleat kompanise Sagem Fondit Shqiptaro ndash Amerikan per bashkepunimin e shkelqyer dhe te suksesshem ne kete reforme thelbesore jo vetem per vendin tone por per cdo vend. Kryeministri Berisha ne fjalen e tij siguroi se do te ecet gradualisht drejt sportelit te vetem te sherbimeve per qytetaret shqiptare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›