Ilir Meta Edi Rama me axhende personale per te bllokuar reformat dhe manipuluar qytetaret
Edi Rama gjezdis rrugeve duke share Shqiperine
Nga qyteti i Elbasanit gjate nje takimi me simpatizante dhe anetare partie kreu i LSI-se dhe njeherazi zevendeskryeministri dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta i beri thirrje elektoratit te tij qe te mos braktise vlerat e demokracise dhe unitetit politik ne afrimin e Shqiperise me sfidat e verteta te integrimit evropian. Duke marre shkas nga sjellja absurde e Partise Socialiste dhe lidershipit te saj Edi Rama Meta tha se tendencat per transparencen e zgjedhjeve jane levizje tragji-komike per te fshehur krizen e brendshme ne te cilen ndodhet PS pasi vete kryetari i saj ka shumezuar me zero te gjithe kontributin e kesaj force politike ne dy dekada.
Sipas Metes veprimi me i fundit i PS duke mos votuar ligjin per ngritjen e Gjykates Administrative ndeshkoi biznesin si dhe beri qe Shqiperia te humbe fondet nga USAID dhe donatoret amerikane.
Ne i bejme thirrje Partise Socialiste qe per shkak te axhendes se kryetarit te saj te mos shumezoje me zero gjithe kontributin qe PS-ja ka dhene per dy dekada per integrimin e vendit ne NATO dhe ne strukturat evropiane. Dhe veprimi me i fundit i mosvotimit te Gjykates Administrative ne menyre qe te lehtesohen marredheniet me biznesin dhe qe eshte nje domosdoshmeri per te evituar ato sjellje arbitrare nga ana e institucioneve qeverisese ndaj biznesit. Dhe mosvotimi solli si pasoje humbjen per nje mbeshtetjeje financiare per projektin nga SHBA dhe nga shtetet e Bashkimit Evropian. Dhe kjo gje tregon per nje lidership i cili nuk lufton pertej interesave te tij personale u shpreh Meta.
Ai vuri ne dukje se prej nje kohe te gjate opozita kerkon transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit por ska marre as mundimin me te vogel qe kerkesat e saj ti adresoje te institucionet kompetente. Ne rastin konkret kujtoi Meta PS mund ti ishte drejtuar Gjykates Kushtetuese dhe Komisionit te Venecias sic i ka keshilluar mazhoranca shume kohe me pare.
Kerkojne transparence. Por cfare transparence Ata kerkojne transparencen e zgjedhjeve qe bene vete kerkojne transparencen e kodit qe bene vete kerkojne transparencen e kutive qe hapen vete qe i firmosen vete qe i vulosen vete. Dhe kerkojne rinumerimin per te denuar komisionaret e tyre. E kerkojne per moral nderkohe qe eshte thene ti drejtohet Gjykates Kushtetuese madje i eshte kerkuar edhe ti drejtohet Komisionit te Venecias. Por nga te gjitha keto drejtime qe i jane dhene nuk ka zgjedhur asnjeren. Dhe ne rast se Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias konfirmon qe hapja e kutive nuk dhunon pavaresine e gjykatave qe kane gjykuar anketat e zgjedhjeve rinumerimi jo vetem do te behet i plote por ne rast se ka ndryshim rezultati jo vetem qe do te kemi nje ndryshim qendrimi moral por Partia Socialiste le te marre qeverisjen pa pasur nevoje per zgjedhje te parakohshme theksoi me tej zevendeskryeministri.
Ai kritikoi gjithashtu mos gatishmerine e pales opozitare ne miratimin e reformave ne interes te vendit dhe qytetareve.
Me tej Meta foli per situaten ekonomike duke theksuar se LSI bashke me PD-ne do ringjallin ekonomine per ta kthyer Shqiperine ne vend te zhvilluar ndonese aktualisht arrin te thithe disa prej investimeve te fuqishme te kompanive te medha boterore. Nje pike e rendesishme ne kete aspekt sipas zevendeskryeministrit shqiptar eshte punesimi i shqiptareve permes nje politike konkrete sic eshte ajo e rritjes se investimeve ne te gjithe vendin.
Zevendeskryeministri shqiptar foli edhe per proceset e integrimit duke u ndalur ne liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare. Sipas tij ky projekt po behet realitet fale angazhimit te qeverise ne permbushjen e standardeve te Brukselit.
Kreu i LSI-se tha gjithashtu se do vazhdoje bashkepunimi me Partine Demokratike ne interes te Shqiperise dhe shqiptareve.
Ne jemi ne koalicion me Partine Demokratike por ne kemi qene besnike ndaj premtimeve tona dhe ndaj rregullave qe kem i vendosur qe me pare. Dhe ne asnjehere nuk mund te ndermarrim veprime apo iniciativa te cilat mund te jene ne demtim te integrimit evropian garantoi me tej zevendeskryeministri dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta para mbeshtetesve ne qytetin e Elbasanit.