E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama viziton familjen e Aleks Nikës: Familjarët presin drejtësi

LEZHË- Kreu i PS-së Edi Rama ka qenë sot në shtëpinë e Aleks Nikës në Lezhë, një nga viktimat e protestës së 21 janarit në Bulevardin kryesor të Tiranës ‘Dëshmorët e Kombit’.

Vizita e Ramës ditën e Krishtlindjeve në shtëpinë e 35- vjecarit babai i dy fëmijëve të mitur është shoqëruar dhe me një koment në faqen e tij në twitter. “Për Krishtlindje në shtëpinë e Aleks Nikës, ku të rriturit presin drejtësi për vrasjen, ndërsa Amelia 4-vjece pyet përditë a do vijë babi sot?”- është komenti që ka bërë kryesocialisti.

Një ditë më parë Rama vizitoi dhe familjen e Hekuran Dedës një tjetër viktimë e protestës së 21 janarit
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›