E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiç: Serbia mund të destabilizojë gjithë rajonin

BEOGRAD- Zv.kryeministri dhe njëkohësisht ministër i brendshëm në qeverinë aktuale Ivica Daçiç ka deklaruar se nëse BE penalizon Serbinë, atëherë kjo e fundit do të destabilizojë gjithë rajonin.

Daçiç nënvizon se përjashtimi i Serbisë nga procesi i integrimit europian nuk do të jetë në të mirë të vet Bashkimit Evropian, ndërkohë vlerëson se Serbia nuk mund të heqë dorë nga Kosova pasi e ka të drejtën e saj legjitime për të mbrojtur interesat e veta dhe nuk është produktiv presioni nga jashtë.

Sipas tij interesat më të mira të Serbisë janë që të ruajë integritetin territorial dhe të kërkojë një zgjidhje mes serbëve dhe shqiptarëve. Daçiç u shpreh se Serbia nuk mund të fshihet nga harta e Evropës dhe do të ishte në dëm të Bashkimit Evropian izolimi i saj. “Vetëm një Serbi e stabilizuar mund të jetë në interes të Evropës. Serbia është e bindur për vazhdimin e procesit të integrimit evropian por vetëm hap pas hapi e duke mbrojtur interesat kombëtare”, theksoi Daçiç.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›