E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, përdhunojnë të miturën, arrestohen 2 të rinjtë

KORCË- Një tjetër rast abuzimi seksual me të mitur është shënuar në Korcë.

Dy të rinj Juljan Troka 24-vjec dhe Kostandin Kreka 18-vjec janë arrestuar nga policia pasi kanë abuzuar seksualisht me një të mitur 13-vjecare. Denoncimi në polici është bërë nga familjarët e të miturës.

Dy të rinjtë dyshohet se kanë mbajtur 13-vjecaren rreth 24 orë, duke abuzuar me të. Mbi dy të rinjtë rëndon akuza e marrëdhënieve seksuale më të mitur.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›