E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edicioni i 13- te i panairit te librit

Tashme kthyer ne nje tradite megjithe veshtiresite e organizimit panairi i librit ne tirane starton neser edicionin e 13-te ne pallatin e kongreseve. Organizatoret nga shoqata e botuesve konfirmojne se pertej 1200 titujve te rinj qe do te ekspozohen gjate ketij edicioni te panairit do te jene rreth 300 shkrimtare krijues pjesemarres edhe pse duhet theksuar se kete vit nuk ka autore te njohur te huaj ne takim me lexuesin shqiptar. Edhe ditet e panairit jane reduktuar ne 4 te tilla ku do te kete prezantime dhe promovime te titujve qe shtepite botuese kane pergatitur enkas per panarin e Librit ne Tirane.

Kete vit kemi nje pjesemarrje shume te gjere te botuesve te huaj. Nuk po quaj te huaj ketu koleget tane nga Kosova dhe botues te Maqedonise dhe Malit te zi po quaj botues qe vijne nga Kroacia Serbia Bullgaria Slovenia e keshtu me rradhe tha Petrit Ymeri organizator. Ne kete panair jane rreth 100 shtepi botuese qe marrin pjese nderkohe qe ne total do te ekspozohen per publikun rreth 40 mije tituj. Panairi mbyllet me date 15 nentor.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›