E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edisoni komplimenton Mirjetën

Nga Express më 21 janar 2011 në ora 12:30

Edisoni dhe Mirjeta dalin jashtë dhe pinë cigare. Edisoni i bën komplimente Mirjetës për pamjen e saj dhe fustanin që kishte veshur gjatë provës. “Ma kap syni, kur të shoh që kalon”, thotë Edisoni dhe Mirjeta shton pas tij se “po edhe kur vishen bukur Klodjana dhe Klaudia ia kap syni”. Edisoni i thotë se është pikërisht ajo që e tërheq më shumë se vajzat e tjera të shtëpisë. Edisoni i thotë se Mirjeta dukej shumë bukur me atë fustan dhe se ai do të donte t’i ofronte një darkë romantike mbrëmjen e sotme. Mirjeta i thotë se fustani që ajo kishte veshur është i bukur për raste festash si fejesa apo dasma. Mirjeta i thotë se kjo nuk ka qenë e qëllimshme, por ajo ka qenë gjatë gjithë kohës duke u marrë me kuzhinën dhe gatimin.

Ervini dhe Ermela, momente dashurie
Banorët shkojnë në dhomën e gjumit, edhe pse dritat e dhomës nuk janë fikur ende. Ndër ta janë edhe Ervini dhe Ermela. Çifti rri pranë njëri-tjetrit duke u puthur dhe përkëdhelur.
Ndër të tjera ata bisedojnë edhe për provën e liderit, në të cilën Ermela rezistoi shumë gjatë, por provën e fitoi Ogreni. Ervini shprehet se është shumë i kënaqur nga Ermela dhe ndihet shumë krenar për të që arriti të duronte aq gjatë sipër trarit. Ermela thotë se asaj i nevojitej fitorja, ndryshe nga Ogreni dhe Neda që e donin për egoizëm. Ajo thotë se ia kishte vënë qëllim vetes se do të rezistonte gjatë që në momentin që u lexua loja për “liderin”, pavarësisht se nuk e arriti dot këtë. Teksa bisedojnë qetësisht, Ermela dhe Ervini i shprehin njëri-tjetrit dashuri dhe vazhdojnë lojërat duke improvizuar një familje të tyren.

Edisoni, viktima e kovës me ujë
Djemtë, të cilët janë zgjuar të parët në shtëpinë e BB, dalin në oborr dhe bisedojnë për artin. Petriti tregon për pikturat më me emër në botë. Më pas Klaudia, Ergysi dhe Petriti shkojnë në pishinë për t’u larë. Bëjnë hedhje në pishinë dhe argëtohen të tre bashkë. Marieli bisedon më Klodjanën dhe i tregon asaj se Mirjeta flet natën në gjumë. Sipas tij, ajo ka thënë: “A e ke bërë kasollen?” Edisoni shkon në oborr, ku janë Alma dhe Algeni duke biseduar dhe tregon për shakanë që i kishte bërë njëri nga banorët para se të flinin. Ai tregon se shkoi në banjë dhe atje i kishin vendosur një kovë me ujë, e cila i ra mbi kokë sapo hyri dhe e lagu të gjithin. Algeni dhe Alma qeshin. Edisoni thotë se nuk e mori për keq, pasi ajo mund t’i kishte ndodhur kujtdo dhe se nuk ishte bërë posaçërisht për të.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›