Shtëpitë botuese vonojnë dorëzimin e teksteve
27/08/2010 Nis shpërndarja e teksteve mësimore pranë shkollave të arsimit parauniversitar
Për 2010-ën, nisja e procesit mësimor do të zhvillohet më herët në datën 6 shtator
Shpërndarja e teksteve mësimore pranë shkollave të kryeqytetit ka nisur me probleme për shkak të mos respektimit të afateve për dorëzimin e librave nga ana e shtëpive botuese. Ndonëse duhen edhe pak ditë nga nisja e procesit mësimor një numër shumë i vogël nxënësish dhe prindërish shkollave për të marrë tekstet. Kjo pasi një pjesë e konsiderueshme e teksteve mbeten në mungesë. Sipas drejtuesve, këtë vit nuk ka pasur radhë dhe kaos në sigurimin e teksteve, kjo pasi jo të gjitha shtëpitë botuese kanë sjellë tekstet, çka i detyron prindërit që të presin për t’i marrë në ditët e ardhshme. Ndërkohë që nga zyrtarët e MASH, pohohet se deri më 5 shtator shitja e librave do të bëhet në ambientet e shkollave, në rast se deri në këtë ditë nuk janë tërhequr prindërit do t’u duhet t’i drejtohen librarive për të gjetur tekstet.
Ankesat
Megjithatë, problematika e vonesës së dorëzimit të teksteve është pohuar edhe nga ekspertët e Ministrisë së Arsimit. Këshilltari i ministrit të Arsimit, Jovan Kristiqi, ka pohuar gjatë ditës së djeshme se do të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj të gjitha shtëpive botuese që nuk respektojnë afatet e përcaktuara për shpërndarjen e librave. Sipas tij, nëse brenda datës 15 shtator nuk i kanë dorëzuar të gjitha tekstet, atëherë do të merren dhe masa. Ndërkohe prindërit, mund të tërheqin tekste deri në datën 5 shator ne shkollat përkatëse, në të kundërt duhet t’i drejtohen librarive. “Nga të dhënat që kemi thuajse në të gjitha shkollat kanë shkuar në tekstet shkollore. Kemi disa shtëpi botuese, të cilat akoma nuk kanë dërguar gjithë kontingjentin e nevojshëm. Në lidhje me çmimet nuk mund të ketë abuzim sepse çdo libër ka çmimin mbrapa kopertinës. Deri në datën 5 shtator ato janë të detyruara t’i shesin pamjet në shkollë”, shprehet Kristiqi.
Subvencionimi
Njëkohësisht ndryshime këtë vit janë bërë edhe në skemën e rimbursimit të çmimeve për kategoritë e caktuara. Masa e subvencionimit do të jetë e kategorizuar në varësi të familjeve. Në skemën e rimbursimit për këtë vit është shtuar edhe një element i ri për familjet që paga e kryefamiljarit është nën 30 mijë lekë. Tekstet për fëmijët e tyre do të subvencionohen në masën 50 për qind. Subvencionimi maksimal në masën 100 për qind do të akordohet për të gjitha familjet që kanë nivel të dobët të ardhura. Në këtë grup do të bëjnë pjesë kategoritë që trajtohen me asistencë apo me ndihma të tjera nga shteti. Rimbursimi maksimal do të jetë edhe për kategoritë e nxënësve të verbër, ata paraplegjikë, fëmijët e policëve të vrarë në detyrë, si dhe nxënësit që hasen me probleme të rënda sociale në familje. Këto kategori nxënësish një vit më parë përfituan vetëm 50 për qind të masës së subvencionit të teksteve. Që të mundësojnë thithjen e subvencionit të vendosur nga MASH-i, nxënësit që përfshihen në kategoritë e sipërpërmendura duhet të dorëzojnë në sekretaritë e shkollave faturën e teksteve të blera. Gjithashtu ata duhet të dorëzojnë edhe raport mjekësor apo vërtetim nga institucionet përkatëse, që fakton statusin e jetimit apo aftësinë e kufizuar nga e cila vuajnë.