Zjarr i qëllimshëm në ullishtën e fshatit Frakull
27/08/2010 Shkrumbohen rrënjë ullinjsh dhe vreshta
FIER- Duket se stina e nxehtë dhe e thatë e verës do të jetë me shumë probleme ende sidomos në zonat rurale të Fierit. Edhe ditën e djeshme është ripërsëritur skena e djegies së vreshtave dhe ullishtave në rrethin e Fierit. Këtë herë një zjarr i fuqishëm ka rënë në kodrat e fshatit Frakull e vogël në komunës Frakull. Zjarri ka përfshirë fillimisht pjesë të kësaj kodre dhe më pas saj ndihmës së erës është përhapur me shpejtësi në të gjithë sipërfaqen me ullinj dhe vreshta. Dëmi ka qenë i konsiderueshëm. Në ndihmë të banorëve pronarë të këtyre sipërfaqeve kanë shkuar edhe zjarrfikëset e repartit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka hasur në vështirësi për shkak të terrenit të thyer kodrinor dhe rrugëve hyrëse dhe dalëse në vreshta dhe ullishtat e fshatit. Për më shumë se 2 orë u deshën përpjekjet e dhjetëra forcave të ndërhyrjes zjarrfikëse etj., të cilët u kanë besuar edhe mjeteve rrethanore për të shuar flakët. Pas 2 orësh betejë me zjarrin, është arritur të eliminohen gjurmët e flakëve dhe situate të kthehet në kontroll. Të dhënat paraprake flasin për më shumë se 25 ha ullishte dhe vreshta të shkrumbuar plotësisht me një vlerë të konsiderueshme. Mendohet se zjarri është vendosur qëllimisht, por nuk ka ende të dhëna që të vërtetojë këtë dyshim. Ky është zjarri i dytë me intensitet të lartë brenda 3 ditëve në rrethin e Fierit. Dy ditë më parë rreth 60 ha me ullishte në Portëz të Fierit u shkrumbuan plotësisht në rrethin e Fierit.