E Diel, 1 Nëntor 2026

Edita Tahiri politikania qe nderkombetarizoi ceshtjen e Kosoves

Eumlshte nje grua qe te percjell qetesi edhe pse veshtire se jeta qe ka zgjedhur te beje qe ne momentin kur vendosi te behet pjese e politikes se Kosoves mund te konsiderohet e qete. 20 vjet me pare inxhinierja elektronike me vetedijen se ishte me e dobishme ne nje tjeter rol braktisi profesionin per tiu dhene me mish e me shpirt asaj qe e quante si prerogative te kohes si thirrje personale ndergjegjesimit te faktorit nderkombetar per vendin e saj te vogel me nje njohje edhe me te vogel ne arenen nderkombetare. Per vite me radhe ka qene fytyra e Kosoves ne tryezat e bisedimeve e negociatave nje nga pjesemarreset e Konferences se Rambujese dhe sot eshte nje nga zonjat qe vazhdon te jape kontributin ne politiken e perditshme te vendit

Keni 20 vjet ne skenen shpesh edhe prapaskenen e ngjarjeve politike dhe diplomatike te Kosoves. Jane 20 vjet shume aktive per ju por teper vendimtare edhe per fatin e vendit. Ne nje veshtrim retrospektiv nese do ti ndanim ne tri faza keto vite pra paralufta lufta dhe paslufta cilat do te ishin shkurtimisht perkufizimet tuaja per secilen prej tyre

Levizja per pavaresine e Kosoves e viteve 1989-1999 krijua ne rrethanat e ndryshimeve te medha te pas Luftes se Ftohte te renies se komunizmit dhe te Murit te Berlinit dhe te zhberjes se ish-Jugosllavise. Kjo levizje gjithepopullore e cila kombinoi mire strategjine e rezistences paqesore dhe te armatosur arriti ti jape goditjen perfundimtare pushtimit serb duke nxjerre fitues shqiptaret pas nje shekulli. Ne fakt levizja per pavaresi ishte pjese e nje historie te gjate perpjekjesh te shqiptareve kendej kufirit per te vene drejtesine ne vend pas ndarjes tragjike te kombit shqiptar ne fillim te shekullit njezete.

Vitet e krizes 1989-lsquo90 atehere kur Kosova u okupua ushtarakisht nga Serbia rishfaqen nje perballje te re te shqiptareve me politikat hegjemoniste per krijimin e Serbise se madhe ne dem te shqiptareve dhe popujve tjere te ish- Jugosllavise. Ne funksion te ketij qellimi Serbia dhunshem suprimoi statusin federal te Kosoves dhe zbatoi politika represive te terrorit shteteror dhe spastrimeve etnike kunder shqiptareve. Populli i Kosoves iu pergjigj okupimit me organizimin e levizjes per pavaresi dhe vetevendosje. Faza e okupimit deri te lufta e armatosur shquhet me nje lufte te vendosur te shqiptareve per liri pavaresi dhe demokraci te udhehequr nga Lidhja Demokratike e Kosoves LDK si nje levizje aktive paqesore. Projekti politik i LDK-se ishte krijimi i shtetit te pavarur e sovran te Kosoves i nderlidhur me sigurimin e te drejtave etnike per shqiptaret ne Maqedoni Serbi dhe Malin e Zi. Opsionin e pavaresise e kemi konsideruar si zgjidhje kompromisi per Kosoven dhe si nje mundesi reale ne kontekstin nderkombetar te asaj kohe. Ne platformen e LDK-se ishin parapare edhe opsione te tjera qe mund te aktualizoheshin ne rast nderrimi te kufijve. Mendoj se kemi pasur suksese substanciale ne qellimet tona strategjike per ndertimin e shtetit dhe institucioneve demokratike te Kosoves dhe ne nderkombetarizimin e ceshtjes se Kosoves dhe ceshtjes shqiptare si dhe me krijimin e aleances me Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Perendimin.

Faza dyte karakterizohet me dy procese paralele te luftes se armatosur per clirimin e Kosoves dhe te procesit te negociatave te intensifikuara per gjetjen e nje zgjidhjeje paqesore per ceshtjen e Kosoves. Lufta e armatosur e UCK-se e mbeshtetur gjeresisht nga populli arriti te forcoje dukshem levizjen per pavaresi sepse u percua porosia e qarte ne bote se shqiptaret ishin te gatshem te luftonin per liri me te gjitha mjetet.

Mendoj se e gjithe dekada 1989-1999 shenon nje histori krenare te angazhimeve maksimale ne frontin politik diplomatik dhe ushtarak te klases politike dhe ushtarake si nje sakrifice me sublime e popullit te Kosoves per liri e cila u kurorezua me intervenimin ushtarak te SHBA-ve dhe NATO-s per ndaljen e luftes dhe gjenocidit dhe vendosjen e Kosoves nen protektoratin nderkombetar ne vitin 1999. Kostoja e lirise ishte e larte dhe shume e dhimbshme me shtypje te rende debimeve e vrasjes se mijera shqiptareve. Shqiperia i dha mbeshtetje te fuqishme Kosoves ne luften per liri e pavaresi perkunder faktit se vet po i kalonte sfidat e tranzicionit nga komunizmi ne demokraci.
Me perfundimin e luftes me 1999-n hapem nje kapitull te ri per Kosoven dhe shqiptaret sepse pas nje shekulli arritem ta debojme pushtuesin serb dhe te behemi zot te vetvetes. Kosoven e bashkeqeverisem me UNMIK-un dhe KFOR-in deri ne shpalljen e pavaresise me 2008-n duke marre gradualisht pergjegjesite dhe kompetencat e shtet-ndertimit ndonese UNMIK-u per pjesen me te madhe i kishte kompetencat kryesore ne duart e tij. Sot kur po flasim po behen gati tre vjet qe shtet-ndertimi eshte ne duart tona. Dhe si cdo shtet i ri kemi para nesh sfida te medha per berjen e nje shteti te suksesshem.

Ne kete hark kohor cilat jane tre momente kulmore te perpjekjeve dhe veprimtarise suaj

Gjate dhjete vjeteve te okupimit kam qene pjese e lidershipit te Lidhjes Demokratike te Kosoves dhe veprimtaria ime eshte fokusuar ne menyre primare ne politiken e jashtme dhe diplomaci. Si ministre e Puneve te Jashtme e Kosoves ne periudhen 1991-2000 jam angazhuar per krijimin e nje politike vizionare dhe nje arkitekture efektive ne ceshtjet e politikes se jashtme. Arritjet kane qene te jashtezakonshme perballe kufizimeve te imponuara nga okupimi serb dhe fuqia e atehershme e Serbise ne planin diplomatik. Tre nga arritjet kulmore qe do ti vecoja me kete rast jane. Se pari avancimi nderkombetar i ceshtjes se Kosoves nga pozicioni i nje ceshtjeje pothuajse te panjohur per boten ndash nje terra incognita ndash ne nje ceshtje te njohur dhe te pranuar si nje problem nderkombetar politik dhe i sigurise. Se dyti krijimi i aleances me SHBA-te fale nje diplomacie te matur e te argumentuar te Kosoves e cila mori vulen me politiken amerikane te vijes se kuqe per Kosoven te proklamuar nga Presidenti i atehershem Bush ne fund te vitit 1992 si dhe te politikes kurre me te shpallur nga Presidenti Klinton ne vitin 1998. Kjo politike konsekuente e SHBA-ve ne mbeshtetje te Kosoves percoi porosine e qarte te Beogradi zyrtar se ne rast te pershkallezimit te dhunes Serbia do te ndeshet me nje pergjigje te vendosur amerikane. Dhe arritja e trete e madhe eshte intervenimi ushtarak i NATO-s per ndaljen e luftes ne Kosove e bere nen udheheqjen e SHBA-ve dhe mbeshtetjen e vendeve europiane me te cilen mori fund historia e pushtimit te Kosoves. Intervenimi humanitar i NATO-s mes te tjerash hapi edhe nje kaptine te re te neohumanizmit ne marredheniet nderkombetare si dhe inauguroi paradigmen e re te aktoreve dhe vlerave te reja. SHBA-te si superfuqi e vetme te mbeshtetura nga shtetet kryesore te Europes treguan vendosmeri per nje Europe te tere paqesore dhe stabile e cila domosdoshmerisht nenkuptoi dhe nje Ballkan te vlerave te tilla.

Te para nga larg sot cilat jane disa nga vendimet apo veprimet e politikes kosovare qe mund te ishin ndermarre ndryshe dhe qe mund te kishin pasur nje ndikim te ndryshem me te mire ne rrjedhen e ngjarjeve

Per rrethanat e kohes mendoj se vendimet strategjike kane qene te drejta qofte si qellime politike ashtu edhe si strategji per realizimin e tyre. Ne fakt opsioni i pavaresise se Kosoves ishte nje opsion real dhe dukej i mundshem ne rrethanat e zhberjes se ish-Jugosllavise. Kosova si nje nga njesite federale te ish-Jugosllavise me historikun e saj si toke shqiptare e mbetur dhunshem nen Jugosllavi krijonte argument legal dhe legjitim per te drejten e popullit te Kosoves per vetevendosje. Nje argument i tille fuqizohej me teper me vullnetin politik per pavaresi te shprehur ne referendumin e vitit 1991 si dhe te luftes qe po e zhvillonim ne te gjitha planet. Pavaresimi i Kosoves ne vitin 2008 dhe njohjet qe mori nga pjesa me e fuqishme e botes SHBA vendet e Europes te rajonit dhe me gjere jane edhe nje tregues me shume se kemi qene udheheqes vizionare dhe kembengules ne qellimet tona. Per sa i takon strategjise ka mendime te ndryshme lidhur me rezistencen paqesore dhe ate te armatosur. Une mbetem ne mendimin se rezistenca paqesore ka qene nje vendim i drejte strategjik sepse kjo i dha mundesi bashkesise nderkombetare qe te kuptoje drejt origjinen e konfliktit te Kosoves ne tere dimensionin etnik dhe politik si dhe ta mirekuptoje popullin e Kosoves kur vendosi ti kape armet per nje lufte te drejte per liri.

Zgjedhjet e parakohshme i konsideroni si pjese e mekanizmit demokratik te jetes politike apo tregues i mosfunksionimit te ketij mekanizmi dhe sa realisht do ta ndryshojne ato situaten e ngercit te krijuar para zgjedhjeve

Zgjedhjet e jashtezakonshme erdhen si rrjedhoje e situates se jashtezakonshme te krijuar me rastin e shkeljes se Kushtetutes nga ish-presidenti i Kosoves. Per mendimin tim Kosova dhe udheheqja e saj u desh qe te bejne cmos qe mandatin e pare te qeverisjes ne pavaresi ta realizojne me performanca te larta. Kjo do te kishte rendesi vecmas per imazhin e shtetit tone te ri para botes. Mirepo demokracia ka ligjshmerite e saj dhe krizat politike jane pjese e zhvillimeve demokratike. Tani me rendesi eshte qe te realizojme nje proces zgjedhjesh te ndershme dhe demokratike ashtu sic i beme edhe ne te kaluaren. Natyrisht zgjedhjet e jashtezakonshme jane nje sfide me madhe ne kuptimin e ruajtjes se standardeve demokratike por besoje se do tia dalim.

Cili eshte vizioni juaj afatshkurter per vendin dhe ne cfare menyre synoni ta shihni te realizuar ju si force politike

Vizioni im per Kosoven mbeshtetet ne parimet e nje shteti sovran e demokratik ku sundimi i ligjit ekonomia e tregut dhe mundesite e barabarta per te gjithe jane ne themelet e saj. Filozofia ime politike mbeshtetet ne sovranitetin e shtetit si pushtet dhe pergjegjesi ne te njejten kohe. Sovraniteti si pergjegjesi nenkupton obligimin per te krijuar mireqenie dhe perspektive per qytetaret dhe kjo ne rastin e Kosoves eshte nje obligim edhe me i madh duke marre parasysh te kaluaren tragjike te popullit dhe papunesine e madhe qe mbizoteron. Ne planin e politikes se jashtme synojme integrimet europiane dhe euroatlantike dhe anetaresimin ne OKB duke ndertuar nje shtet te suksesshem dhe te respektuar. Alternativa Demokratike e Kosoves ADK partia te cilen e drejtoj une eshte bartese e denje e kesaj filozofie dhe angazhimi yne eshte thellesisht reformator. Qe nga krijimi i saj ne vitin 2004 perberja e partise dhe veprimtaria e saj kane treguar nje bashkim te ideve per shtet-ndertim te qendrueshem mbi bazat e qeverisjes se ndershme dhe te afte dhe ne nje lufte te pa kompromis kunder korrupsionit. ADK ndashja si parti reformatore eshte kombinim i lidereve te pavaresise dhe lidereve te rinj te demokracise dhe si e tille eshte unike sepse i ka dhene hapesire rinise ne vendimmarrje. ADK eshte parti qeveritare dhe me ekspertizen e vecante qe kemi kemi arritur te tregojme performanca te mira ne udheheqjen e Ministrise se Administrates Publike ministre e se ciles jam une.

Nje opinion tuajin per bisedimet me serbet

Kosova si shtet udhehiqet nga politikat e jashtme te fqinjesise se mire dhe bashkepunimit rajonal. Ne kete kontekst dialogu ndershteteror me Serbine do te perqendrohet ne ceshtjet teknike qe mund te jene me interes te perbashket per te dyja vendet. Aleatet e Kosoves SHBA-ja dhe BE-ja kane mbeshtetur kete dialog dhe do te jene ndermjetesues te saj. Axhenda e Kosoves per bisedime teknike eshte nje axhende konstruktive dhe ne mbetemi te perkushtuar per politika konstruktive. Por cfaredo perpjekje e Serbise per te devijuar nga karakteri teknik i bisedimeve do te jete e papranueshme per ne. Kosova eshte shtet i pavarur dhe ne presim dhe i sugjerojme Serbise qe ta pranoje kete realitet sa me shpejte ne te miren e nje paqeje te qendrueshme per rajonin dhe perspektiven euroatlantike te tij. Mendoj se Serbia dhe udheheqja e saj duhet te shikojne kah ardhmeria duke gjetur force per te braktisur mentalitetin e se kaluares.

Levizja Vetevendosja. Cilat jane tiparet e saj qe i vleresoni dhe tiparet ndaj te cilave keni objeksione.

Eumlshte nje levizje e re me perpjekje reformatore. Nje kohe ka luajtur rolin e nje force opozitare me kritika interesante per qeverisjen. Mirepo per te bere nje vleresim kritik per Vetevendosjen duhet ti japim kohe veprimtarise se saj si subjekt politik.

Si i shihni zhvillimet e fundit ne LDK

LDK si duket as kesaj radhe nuk arriti te reformohet. Ne vend qe te riktheje lideret dhe potencialin e saj ajo shperndau me tej kuadrot e saj te cilet u detyruan tu bashkohen partive te tjera ne keto zgjedhje. Per fat te keq renia e LDK-se po vazhdon duke zbehur rolin e saj ne skenen politike te Kosoves. Une si nje nga lideret e LDK-se ne kohe te renda okupimi atehere kur marrja me politike barte rreziqe per jete kam bere perpjekje maksimale per te reformuar LDK-ne ne nje parti moderne demokratike ne periudhen e pasluftes. Pas pese vjet perpjekjesh reformatore dhe duke e pare te pamundur reformimin jam larguar nga LDK-ne dhe ne vitin 2004 ne shenje mospajtimi me shkeljen e sistemit te vlerave dhe politikat autokratike e te korruptuara. Kam besuar se disidenca ime dhe disa lidereve tjere do te mund te kontribuonin ne reformimin e LDK-se por realiteti po deshmon te kunderten.

Sa eshte bere keto dhjete vjet nga qeveria Kosoves per te vene drejtesi dhe per te ndihmuar grate dhe vajzat qe u dhunuan dhe u traumatizuan gjate luftes

Lufta dhe shtypja serbe eshte nje tragjedi dhe traume e pergjithshme per te gjithe popullin. Ne kemi nje shpirt te lenduar qe do kohe per tu sheruar mirepo gjithnje u treguam me nje karakter kolektiv te qendrueshem andaj dhe dolem fitues perballe nje pushtuesi dhe nje politike gjenocidale. Trajtimi i pasojave te pasluftes eshte nje proces qe vazhdon ne shume nivele sot e kesaj dite ne ate personal deri te drejtesia nderkombetare perfshire Tribunalin e Hages.

Rusia ka qene gjithmone nje aleat i serbeve. A mendoni se ndoshta marredheniet pragmatiste tregtare apo ekonomike me kete vend do te kontribuonin ne nje ribalancim te ri te nje situate te vjeter.

Qendrimi i Rusise ne raport me Kosoven eshte me kompleks se sa mund te duket. Mendoj se ky qendrim me shume nderlidhet me tendencat per ripozicionimin e saj ne marredheniet nderkombetare pas humbjeve nga Lufta e Ftohte se sa si nje mbeshtetje tradicionale per Serbine. Megjithate kam bindjen se politika e jashtme ruse po rrit mirekuptimin per pavaresine e Kosoves dhe realitetet e reja ne Ballkan ne vecanti pas opinionit pozitiv te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Nje tjeter element i rendesishem ne kete drejtim mund te jene zhvillimet ne Samitin e NATO-s ne Lisbone kete jave dhe perspektivat per nje nivel te ri te bashkepunimeve mes NATO-s dhe Rusise.

A mendoni se ka ardhur koha qe Kosova te kete nje zevendesim te klases politike dhe nese po a prisni qe ky ndryshim te nise me keto zgjedhje

Skena politike e Kosoves ka nevoje per nje kulture te re politike qe mes te tjerash kerkon profilizimin e metejme te partive politike dhe riorientimin e votes se qytetareve drejt programeve te partive politike. Te tjerat jane ceshtja e besimit te qytetareve dhe e lirise se tyre per te votuar te preferuarit e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›