E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si do te jete NATO

Samiti i Lisbones riformatohet aleanca politike dhe ushtarake me e forte ne bote

Samiti i Lisbones i mbajtur pak dite me pare rikonfirmoi se NATO vazhdon te jete aleanca politike dhe ushtarake me e fuqishme ne bote. 28 anetaret e saj jane nga dy rajonet me produktive me teknologjine me te avancuar me shoqerite me moderne me prosperitetin ekonomik me te madh dhe politikat me demokratike. Megjithese 900 milione banoret e vendeve aleate perbejne vetem 13 te popullsise boterore ato zoterojne 45 te PPB-se boterore. Potenciali i NATO nuk eshte vetem ushtarak. Fuqia e vertete e NATO-s buron nga kombinimi i fuqise ushtarake amerikane me fuqine ekonomike te vendeve europiane qe i jep aleances nje karakter politik te gjithanshem si dhe nje rol paresor ne marredheniet nderkombetare. E megjithate edhe NATO ka nevoje te reformohet ne kushtet e nje bote ne ndryshim dhe gjithnje e me te ndervarur ne kushtet e procesit te globalizimit.

Formula e re e NATO-s do jete Angazhim aktiv-Mbrojtje moderne. Per sa i perket ketij koncepti te ri strategjik te titulluar Angazhim aktiv-Mbrojtje moderne mund te thuhet se permban elemente te reja ne perputhje me sfidat aktuale te sigurise dhe karakteristika te reja te koncepteve te vjetra te sigurise. Fryma e bashkepunimit dhe nevoja per shfrytezimin e plote te kapaciteteve jo vetem te vendeve anetare por edhe te vendeve partnere ne fushen e sigurise pershkon te tere dokumentin strategjik ku do te mbeshtetet NATO ne dekaden e ardhshme. Aspektet me te vecanta te Konceptit te ri perfshijne percaktimin e rreziqeve dhe sfidave te Aleances ku gjejne trajtim perhapja e armeve te shkaterrimit ne mase ekstremizmi terrorizmi dhe krimi nderkufitar sulmet kibernetike dhe rreziqet me origjine zhvillimin teknologjik si dhe rreziqet e natyres natyrore arritjen e konsensusit per zhvillimin e mbrojtjes raketore dhe angazhimin per te qendruar nje fuqi berthamore si dhe pranine e kapaciteteve berthamore amerikane ne Europe deri ne momentin e reduktimit total te armeve berthamore krijimin e kapaciteteve te perbashketa te vendeve aleate per perballjen e rreziqeve te reja permiresimin dhe krijimin e kapaciteteve te reja per parandalimin dhe menaxhimin e krizave si dhe stabilizimin dhe rindertimin paskonfliktual duke bashkevepruar me aktore te tjere nderkombetare dhe rajonale forcimin dhe zhvillimin e partneriteteve si dhe zbatimin e politikes se dyerve te hapura per anetare te rinj ne Aleance reformimin e thelle dhe transformimin e Aleances si ne pikepamjen e strukturave civile por edhe ato ushtarake per ta bere ate me elastike dhe me efikase ne perputhje me kerkesat e kohes ndryshime te cilat do te perkasin me shkurtime ne strukturat ushtarake te dislokuara ne Europe njera prej Komandave te Forcave te Bashkuara do te suprimohet brenda vitit 2011 etj.

Per sa i perket angazhimit te NATO-s ne Afganistan ne Lisbone u mbajt dhe samiti i vendeve pjesemarrese ne misionin ISAF dhe ne perfundim 48 kryetaret e shteteve te perfaqesuar leshuan nje deklarate finale ku shprehej angazhimi i vendeve te mesiperme per te filluar terheqjen e trupave duke i lene vendin forcave te sigurise afgane nga viti 2011130 mije trupat aleate do te fillojne terheqjen kur forcat e sigurise kombetare do te arrijne numrin 300 mije deri ne terheqjen e plote ne vitin 2014 rritjen e bashkepunimit dhe perputhjen e angazhimeve te te gjithe aktoreve nderkombetare qe veprojne ne Afganistan ne kuader te stabilizimit dhe rindertimit te vendit per nje veprim me efikas angazhimi per rritjen e bashkepunimit dhe forcimit te sigurise ne rajon permes fuqizimit te marredhenieve ndermjet shteteve kufitare etj.

Nje aspekt tjeter i rendesishem i samitit te Lisbones ishte dhe mbledhja e Keshillit NATO-Rusi gjate te cilit u arriten te vendoseshin objektiva te nje rendesie strategjike te vecante per te ardhmen. Se pari u vendos nisja e punes per miratimin e Traktatit te ri per Reduktimin e Armeve Strategjike. Se dyti vendet pjesemarrese u angazhuan per perforcimin e regjimit te mosperhapjes sipas traktatit perkates si dhe rigjallerimin dhe modernizimin e kontrollit te perhapjes se armeve konvencionale. Se treti u vendos nisja e bashkepunimit per ngritjen e nje sistemi mbrojtes kunder-raketor karakteristikat e te cilit bashkepunimit do te analizohen dhe do te paraqiten ne qershor te vitit 2011 ne takimin ne nivel ministror te KNR. Se fundi u vendos ngritja e nje fondi te vecante per krijimin dhe ruajtjen e kapaciteteve helikopterike per Afganistanin si dhe forcimi i bashkepunimit rajonal ne kuader te luftes ndaj trafikut te narkotikeve.

Duke analizuar Samitin e Lisbones ne pergjithesi dilet ne perfundimet ne vijim. Se pari NATO ne vitet ne vijim do te vijoje te marre karakteristikat e nje Aleance rajonale me impakt global. Ne te ardhmen angazhimet e saj direkte do te perzgjidhen me kujdes ndersa per ceshtje te tjera NATO do te luaje rolin e nje qendre e rrjetit te gjere te organizmave veprues. Nje gje e tille eshte parashikuar edhe nga Brzezinski qe eshte shprehur gjate periudhes se diskutimeve mbi hartimin e Konceptit te ri Strategjik se NATO do te shkoje drejt marrjes se rolit qendror ne nje rrjet sigurie global. Se dyti si nje organizem i perbere nga shume organe te cilat nuk jane vetem shtetet anetare por edhe shtete dhe grupime shtetesh partnere per te mundesuar nje funksionim normal dhe te shendetshem do te duhet ti vere ne levizje ne sinkron per te evituar gjymtyre te vdekura dhe gangrenizim te metejshem. Ky karakter i NATO-s paraqet ane pozitive sidomos per perkrahesit e qasjes globaliste dhe liberaliste ne marredheniet nderkombetare dhe ane negative sidomos per skeptiket ndaj te pareve. Rritja e induktuar e bashkeveprimit sjell veshtiresi ne vendimmarrje dhe perben nje element te rendesishem per perllogaritjen e veprimtarise se Aleances ne te ardhmen por a nuk jane ndervaresia dhe shumekahshmeria karakteristika te rendit global te se ardhmes Sic eshte shprehur dhe Komandanti Suprem i Aleateve ne Europe Adm. James Stavridis e ardhmja e sigurise ne shekullin e 21-te do te kerkoje angazhime prej fuqie te bute dhe fuqie te forte duke kerkuar qe edhe organizmat nderkombetare qe veprojne ne fushen e sigurise te marrin formen e nje reostati.

Se treti duke u mbeshtetur kryesisht ne Konceptin e ri Strategjik Aleances i krijohen te gjitha hapesirat per ndermarrjen e aktiviteteve te ardhshme me elasticitetin me te madh te mundshem. Perafria e Nenit 4 dhe Nenit 5 te Traktatit te Washingtonit nuk eshte vetem rendore ne Konceptin e ri. Mospercaktimi i sakte i metodave dhe angazhimeve per perballimin e rreziqeve te dala ne skene dekaden e fundit jo vetem nuk duhet pare si nje dobesi e aleateve per te marre nje vendim konsensual te qarte por duhet pare si nje dukuri ne perputhje me karakteristikat e frymes se pergjithshme ne marredheniet nderkombetare dhe sidomos ne veprimtarine e organizmave nderkombetare qe veprojne ne fushen e sigurise.

Se fundmi duhet permendur fakti se vendimet e Samitit te Lisbones jane ne nje pjese te konsiderueshme merite e politikave te administrates Obama duke filluar qe nga gjeneza me krijimin e mjedisit te pershtatshem per fillimin e procesit te hartimit te Konceptit te ri Strategjik krijimin e mundesive per angazhimin e perbashket NATO-Rusi mbi programet e mbrojtjes raketore si dhe rritjen e kontributit nderkombetar per sigurine ne Afganistan etj.

Samiti i Lisbones i hap rrugen dhe nje samiti tjeter te rendesishem atij te Astanes ku 56 vendet pjesemarrese ne OSBE do te mblidhen per here te pare pas dhjete vitesh ne nje takim te ketij niveli. Sigurisht impakti i Lisbones do te ndihet dhe ne Astana sidomos ne diskutimet ne fushen e armekontrollit forcave konvencionale si dhe bashkepunimin ne kuader te rreziqeve te natyres nderkufitare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›